Vranë tre anëtarë të familjes Çeku, dërgohen për gjykim 8 autorët e krimit
Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim 8 persona, 4 prej të cilëve për “vrasje në rrethana cilësuese..” dhe 4 të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”, të gjithë të lidhur me ngjarjen e datës 05.06.2015, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Fran Ceku djali i tij Arben Ceku dhe nipi Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku, bashkëshortja e Franit.Në përfundim të hetimeve, Prokuroria Krujë ka ngritur akuzat, për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” për tre vëllezër Danjel Kora, 29 vjeç, Besnik Kora, 31 vjeç, Pëllumb Kora, 27 vjeç dhe babain e tyre Gurali Kora 57 vjeç.Ndërsa për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, në bashkëpunim, akuzohen Ardjan Gjonaj, 38 vjeç, Paris Gjeta, 23 vjeç, Preng Gjeta, 55 vjeç dhe Shpëtim Nikolli, 45vjeçTë gjithë këta persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”