MSA hyn në fuqi në qershor, ja cilat produkte lirohen nga tarifat doganore
Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës, e cila është nënshkruar në vitin e kaluar dhe miratuar këtë javë nga Parlamenti Evropian (PE), pritet të hyj në fuqi në qershor të këtij viti. Nga marrëveshja del se tarifat doganore, në fazën e parë, do të hiqen plotësisht për gjithsej 2 mijë e 564 produkte bujqësore të përpunuara, përveç mishit, verës dhe produkteve të sheqerit. Ndërsa për produktet industriale, përkatësisht veturat dhe makineritë, tarifat doganore janë të përshkallëzuara për shtatë vitet e ardhshme, dhe ato do të lirohen nga tarifa doganore me zero për qind vetëm pas kësaj periudhe kohore.MSA prodhon dy lloj efektesh materiale dhe procedurale. Tek efektet materiale është tatimi doganor, i cili për një pjesë të mallit do të eliminohet në tërësi, për ato mallra të cilat nuk janë të parapara në anekse, për arsye se në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit janë nëntë anekse dhe pesë protokolle.Zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë shpjeguar se të gjitha ato mallra industriale që s’janë paraparë në anekse do të lirohen me zero për qind, ndërsa në momentin e ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin Evropian, Dogana e Kosovës ka publikuar anekset dhe të gjitha bizneset do të kenë mundësi t’i shohin se cilat mallra lirohen dhe cilat mallra nuk lirohen.Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për KosovaPress tha se marrëveshja e MSA-së është e ndarë në tre kapituj: Kapitulli industrial, bujqësor dhe peshkataria një lëmë i veçantë. Te kapitulli industrial ato produkte industriale që nuk janë të parapara në anekse të marrëveshjes janë me zero për qind. Ai tha se ka një kategori të produkteve industriale për të cilat është paraparë që pas katër vjetëve tatimi doganor do të jetë zero për qind. Ky quhet lirimi i shpejtë proporcional.Te këto lirime vitin e parë tatimi doganor nga dhjetë për qind sa është tani, do të bjerë në tetë për qind. Vitin e dytë do të jetë gjashtë për qind, vitin e tretë katër për qind dhe vitin e katërt dy për qind, ndërsa pas vitit të katërt do të jetë zero për qind. Stavileci tha se në aneksin e dytë futet lirimi i shpejtë jo proporcional, në të cilin janë produktet industriale, pjesa më e madhe e të cilave prodhohen dhe ne kemi pasur interes t’i mbrojmë.Ai shtoi se shtatë vjet është koha e maturimit të Marrëveshjes, faktikisht atëherë lirohen nga tarifat doganore edhe ato produkte të cilat kanë taksë, p.sh automjete, që janë produkt për të cilët qytetarët kanë mjaftë interesim.Stavileci tha për KosovaPress se pritet që në qershor kjo marrëveshje për MSA-në të funksionalizohet pasi të kalojnë të gjitha procedurat e parapara. Ai ka treguar edhe për veturat të cilat do të lirohen nga tarifa doganore pas 7 vjetëve, prej 10 për qind në 0 për qind.Ai tha seproduktet bujqësore, po ashtu, kanë një shkallë progresive të zbritjes së tatimit doganor. Ky është ai efekti material në të cilin ka ndikim MSA-ja. Në vitin e parë, sipas kalkulimeve të Doganës dhe Departamentit të Makrosë, parashihet të ketë një zvogëlim në të hyra të tatimit doganor për 24 milionë euro. 20.6 do të jetë tatimi doganor, ndërsa 3.3 për qind do të jetë Tatimi i Vlerës së Shtuar, për arsye se ky lloj tatimi te ne kalkulohet në vlerë të mallit, dmth, vlera e mallit plus taksa e Doganës e Tatimi i Vlerës së Shtuar. 24 milionë euro do të jetë shuma minimale e efektit të MSA-së.Udhëheqësi i Divizionit për Politika Tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Zef Dedaj për KosovaPress tha se patatja dhe produktet e qumështit hyjnë në mesin e produkteve bujqësore për të cilat BE heq tarifat doganore nga hyrja në fuqi e MSA. Kurse për produktet e mishit të viçit BE-ja do të fiksoj tarifën doganore të aplikueshme për eksport nga Kosova në BE në 20 për qind tarifë.Ai më tej ka shtuar se të gjitha produktet industriale të prodhuara në Kosovë do të eksportohen në shtetet e BE-së me tarifë doganore zero. Sipas Dedajt kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm në aspektet ekonomike dhe tregtare. Kjo marrëveshje është asimetrike që do të thotë se të gjitha prodhimet vendore do të kenë qasje të plotë në tregun e BE-së përveç atyre që janë të negociuara përmes kuotës. Por edhe kjo përmes kuotës sipas Dedajt është në favor të produkteve tona./KosovaPress/