Klodi Lesi i penduar për vrasjen e bashkëshortes: Shkatërrova fëmijët e mi

Është arrestuar nga policia greke 36 vjeçari shqiptar Klodi Lesi i cili vrau para 2 javëve bashkëshorten e tij dhe u arratis me djalin 4 vjeçar. Policia greke e ka arrestuar në një kasolle në fshatin Ormylia, pranë Halkidikisë. Në pranga, 36-vjeçari është shprehur i penduar se për të nuk ka më jetë dhe se ka shkatërruar fëmijët e tij. Mediat greke shkruajnë se djali është traumatizuar, por fatmirësisht pa probleme shëndetësore. Disa orë pas arrestimit të babit të tij, i mituri i është dorëzuar gjyshërve.Pas 2 javëve në arrati bashkë me fëmijën e tij 4 vjeçar, policia greke ka arrestuar Klodi Lesin, shqiptari që vrau bashkëshorten.Sipas mediave greke, 36-vjeçari u gjet në një kasolle bashkë me të birin në fshatin Ormylia, pranë Halkidikisë.Ishin 2 shqiptarë të tjerë të cilët kanë parë strehimin e Klodi Lesit dhe kanë lajmëruar policinë.Gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij, Lesi ka tentuar sërish të arratistet, por nuk ka mundur ti shpëtojë këtij operacioni të organizuar policor.Pas krimit të rëndë, 36-vjeçari është shprehur i penduar gjatë kohës kur është marrë në pyetjet nga policia. Ai ka thënë se për të nuk ka më jetë, ka bërë gabimin më të madh dhe ka shkatërruar fëmijët e tij.Mësohet se Lesi ka thënë se ka patur frikë të largohet për shkak të kontrolleve dhe postoblloqeve të ngritura nga policia.Djali i mitur, shkruajnë mediat greke, është traumatizuar por fatmirësisht jo në gjendje të rënduar shëndetësore.Ai i është dorëzuar gjyshërve të tjerë dhe është bashkuar me vëllain më madh, 6 vjeçarin e familjes Lesi.Policia ishte vënë në ndjekje të 36-vjeçarit që prej 7 janarit, ku ai kreu krimin por nuk kishte mundur ta arrestonte.Klodi Lesi akuzohet për vrasje e bashkëshortes së tij dhe rrëmbim e djalit të mitur.klodi lesii[caption id="attachment_662206" align="alignnone" width="640"]greqi Vendi ku ishte fshehur Klodi Lesi[/caption][caption id="attachment_662205" align="alignnone" width="640"]greqi 1 Vendi ku ishte fshehur Klodi Lesi[/caption]elies1