PD: Rama nxjerr ish-të perskutuarit nga shtëpia për interesa personale, reagon qeveria

PD ka akuzuar qeverinë për shpronësime në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani tha se ministria e Jashtme për interesa personale dhe korruptive ka shpronësuar banesat e dy ish-të burgosurve në qytetin e Sarandës.Ristani: Por nuk ka gjykatë që ndal vrullin e Edi Ramës, i cili,  mesaduket, ia ka premtuar këtë pronë ish-kryeministrit rumun i cili gjendet në burg për korrupsion, dhe ka vendosur të shkelë parimet, dinjitetin dhe pronën e një familje shqiptare për hir të interesave personale. Çfarë interesash publike kanë shqiptarët që të shpronësojnë familjen Nesturi, në Sarandë, për llogari të shtetit Rumun? Asnjë interes publik nuk ka.Për akuzat reagoi qeveria duke theksuar se prona i përket studiuesit rumun Nicolaes Jorga dhe i është dhuruar nga Mbreti Zog me qëllim ndërtimin e një instituti albanologjik.Qeveria thotë se në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Traktati i Miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, qeveria shqiptare ka kryer të gjitha procedurat që parashikohen në këtë bazë ligjore.