Konfliktohet me pronarin e një pikë bastesh, më pas qëllon me kallashnikov
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Kombinatit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka nodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën e "Qelqit", ku një person në gjendje të dehur është konfliktuar me pronarin e një pikë bastesh dhe më pas ka marrë armën duke qëlluar në drejtim të ndërtesës.Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 3 gëzhoja. Personi i cili ka qëlluar eshte identifikuar si Altin Dani dhe eshte shpallur ne kërkim pasi u largua.Policia e Tiranes sekuestroi armen e zjarrit Kallashnikov dhe automjetin e autorit qe qelloi me arme te rruga e Qelqit ne nje Lloto ne Kombinat.Vijon puna ku pritet te finalizohet me kapjen e autorit.Njoftimi i policisë pas ngjarjes"Më datë 23.01.2016, në rrugën e "Qelqit", Kombinat, shtetasi me iniciale A . D, i cili ka qenë në gjendje të dehur është konfliktuar me pronarine një Lloto Sport. Pas konfliktit shtetasi i shpallur në kërkim tashmë nga policia, ka marrë një armë automatik dhe ka gjuajtur në drejtim të derës së Lloto Sportit. Nga të shtenat nuk ka të plagosur. Policia ka identifikuar personin shtetasin me iniciale A. D, si edhe po punon për kapjen e tij i cili dyshohet të jetë larguar me një automjet tip Fiat. Në vendngjarje janë gjetur 3 gezhoja armë zjarri tip kallashnikov", thuhet në njoftimin e policisë.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.[caption id="attachment_662013" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma qe u qellua dhe makina me te cilin autori u largua[/caption][caption id="attachment_661990" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku nje person qelloi me arme zjarri ne drejtim te nje pike bastesh ne Kombinat[/caption][caption id="attachment_661991" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku nje person qelloi me arme zjarri ne drejtim te nje pike bastesh ne Kombinat[/caption][caption id="attachment_661992" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku nje person qelloi me arme zjarri ne drejtim te nje pike bastesh ne Kombinat[/caption][caption id="attachment_661993" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku nje person qelloi me arme zjarri ne drejtim te nje pike bastesh ne Kombinat[/caption]