Haxhinasto inspekton Ujësjellësin: Investimet do të vazhdojnë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka  inspektuar punimet në Ujësjellësin e e qytetit të Rrëshenit. Ministri Haxhinasto tha se nga ky projekt do të përfitojnë 18 mijë banorë të Rrëshenit dhe fshatrave përreth, projekti do të vazhdojë edhe me fazën tjetër.Ministri deklaroi se janë ndërtuar 150 km linja  të reja për lidhjen e fshatrave me këtë sistem të furnizimit me ujë, si dhe  janë ndërtuar 12 depo të reja dhe janë rehabiluar 6 depo ekziztuese. Por pavarësisht amortizimi i rrjetit të qytetit është shumë i lartë, dhe humbjet teknike janë të larta, theksoi Ministri.Më tej ai theksoi, se do vazhdohen investimet që sasia e ujit të shkojë te qytetarët dhe mos humbasë. Ministri tha se një vëmendje e madhe i kushtohet  cilësinë e ujit, për të cilën është diskutuar me drejtuesit e pushtetit vendor, sepse çështja e cilësisë së ujit është themelore për shëndetin publik.Një e re për këtë ujësjellës është se zgjidhja teknike e sjelljes së ujit në depo, ku zbritet kostoja e energjisë, pasi është një ujësjellës me rrjedhje të lirë, që do të thotë që kostot që më parë ishin të larta 180 ml lekë në vit, tashmë kursehen, dhe sigurisht ky është një përfitim për qytetarët e zonës, sepse kjo nuk do të reflektojë te kostot që ata duhet të paguajnë, por do të rrisë performacën e ndërrmarjes këtu, përfundoi ministri.