Sulm me armë në një shkollë në Kanada, 4 të vrarë
Kanadaja është tronditur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën.Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Saskatchevvan, ku autor i sulmit ëshë një burrë, emri i të cilit nuk është bërë publik, por mësohet se është arrestuar nga autoritetet.Mediat kanë raportuar se ky person ka qëlluar edhe dy vëllezërit e tij, përpara se t'i drejtohej shkollës së mesme.I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudu, i cili ndodhej në forumin ekonomik botëror të Davosit në Zvicër, gjatë kohës së sulmit.Ai tha se ky është një moment mjaft i vështirë për vendin e tij, duke shtuar se një sulm në shkollë është makthi më i keq për çdo prind.Në mbyllje, Trudu falenderoi forcat policore, të cilat sipas tij parandaluan një incident që mund të kishte patur pasoja edhe më tragjike. Në gjimnazin ku u krye sulmi studiojnë afro 900 studentë.[caption id="attachment_661558" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Shkolla ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_661559" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Shkolla ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_661561" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shkolla ku ndodhi vrasja[/caption]/Oranews.tv/