Banorët e Lumasit rrezikojmë jetën nga vërshimi i lumit

Katër herë brenda muajit ka vërshuar lumi i Lapardhicës në Lumas të Kuçovës. Banorët thonë se lumi përveçse ka ndarë fshatin në dy pjesë, rrezikon edhe tu përmbytë banesat.“Ky lum është i rrëmbyeshëm dhe të vret. Jemi shumë të rrezikuar” thonë banorët.Administratori i Lumasit, Fejzi Qorri thotë se ura që ndodhet në këtë zonë me 4 mijë banorë, është ndërtuar për zgjedhje provizore dhe nuk mund të përballojë prurjet e mëdha të lumit.“Projektet i kemi përcjellë por për shkak të fondeve nuk janë realizuar” thotë ai.Si rezultat i prurjeve të mëdha të lumit nga shkrirja e borës dhe përrenjtë malorë është dëmtuar argjinaturën mbrojtëse, ndërtuar pak javë më parë nga Bashkia e Kuçovës./Oranews.tv/