Kriza e refugjatëve, rritet presioni mbi Merkelin

Në Gjermani po rritet presioni për krizën e klandestinëve.Kancelarja Merkel po përballet me kundërshtimin e ashpër të aleatëve në qeveri, të cilët I kanë bërë ultimatum për të kufizuar numrin e emigrantëve.Ndërkohë Koordinatori për Refugjatët deklaroi se Berlini është i vendosur që të gjëjë një zgjidhje europiane për azil-kërkuesit.Pas paralajmërimeve të krerëve të BE-së për rrezikut që po i kanoset ekzistencës së Schengenit dhe monedhës euro nga kriza e emigrantëve, ne Gjermani është rritur presioni ndaj kancelares Angela Merkel.Aleati i saj kryesor në qeverisje, Horst Seehofer, i cili është edhe lideri i Partisë CSU, i ka dhënë një ultimatum kancelares, duke i kërkuar që të marrë masa të menjehershme për të ulur numrin e azil-kërkuesve që vijnë cdo ditë në Gjermani.Një takim është zhvilluar mes tyre që është dominuar nga kriza e refugjatëve.Ndërkohë ministri i financave, Ëolfgang Schaeuble, tha se për të menaxhuar ardhjet masive të azil-kërkuesve, Gjermania duhet të bashkëpunojë edhe me shtetet fqinje, në mënyrë që edhe keto vende të japin kontributin e tyre. "Nuk e kuptojmë dot se pse shtetet e BE-së nuk po bëjnë asgjë." Ishin fjalët e tij.Nga ana tjetër, Koordinatori i Gjermanisë për Refugjatët dhe njëkohësisht shefi i stafit të Merkel, Peter Altmaier, i cili tha se Berlini është i vendosur që të gjëjë një zgjidhje europiane për azil-kërkuesit.Zyrtari i qeverisë nënvizoi se do të ketë më shumë përpjekje për të unifikuar qëndrimin e shteteve antare të Bashkimit Europian, teksa vlerësoi përmirësimet e bëra nga Turqia sa i përket implementimit të planit të veprimit i cili u firmos gjatë vitit të shkuar.Një ditë më parë, Donald Tusk, i ka dhënë afat dy mujor BE-së për zgjidhjen e krizës dhe për të shpëtuar Schengenin./Oranews.tv/