Viti 2015 më i nxehti
Viti që lamë pas 2015 ka qenë viti më i nxehtë në historinë e vonë.Të dhënat që tregojnë temperaturat rekord gjatë vitit që lamë pas u publikuan nga dy agjensitë amerikane, ajo e hapësirës NASA dhe Agjensia Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, duke rritur presionin mbi ndryshimet klimatike, si ngrohja globale dhe rritja e efektit serrë në atmosferë.Sipas këtyre të dhënave, gjatë 2015 temperatura mesatare në të gjithë sipërfaqen tokësore dhe oqeanike ishte 0.90 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2014 prej 0.16 gradë Celsius.Në raportin e NASA-s thuhet se ky ishte rekordi i katërt i vendosur në temperaturat globale për këtë shekull.Rritja e shpejtë në vitin 2015 është nxitur pjesërisht nga fenomeni El Niño, një cikël natyral i motit në Paqësor që ngroh sipërfaqen e oqeanit çdo dy deri në shtatë vjet. Por shkencëtarët thonë se aktivitetet e njeriut - sidomos djegia e lëndëve djegëse fosile - janë faktorët kryesorë të rrijes së temperaturave.El Niño filloi në fund të vitit 2015 dhe do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2016.Fenomeni është ndër më të fortët e regjistruar ndonjëherë, por meteorologët thonë se El Niño pati vetëm rol mbështetës në rritjen e temperaturës së tokës.Të dhënat diktojnë urgjencën e uljes së emetimeve të gazit në mënyrë që temperature të mbahet në 2 gradë C, objektivi rënë dakord nga më shumë se 190 vende në bisedimet e klimës në Paris dhjetorin e kaluar./Oranews.tv/