Xhavit Çurri: Fatura elektronike e TVSH është kërkesë e BE për Shqipërinë
Fatura elektronike e TVSH është kërkesë e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri në studion e lajmeve të Ora News tha se kalimi nga fatura e printuar në atë elektronike do të përmirësojë të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mb i Vlerën e Shtuar.Xhavit Çurri: Ne sot kemi një sistem të faturimit që është një faturë e parashtypur nga administrate tatimore, e cila u furnizohet tatimpaguesve me kërkesën e këtyre të fundit sa herë ata kanë nevojë. Ne synojmë që këtë faturë letër ta zëvendësojme me faturë elektronike. Është një kërkesë edhe e BE. Nëpërmjet faturës elektronike ne mundësojmë marrjen në kohë reale, marrjen në mënyrën më të shpejtë të mundur të informacionit të kësaj fature në administratën tatimore.Për të shuar cdo paqartësi mbi funksionimin e kasave fiskale, numri dy i tatimeve tha se ato do të vijojnë të funksionojnë normalisht, por risi do të jetë përcjellja në kohë reale e informacionit të faturës. Çurri argumentoi pse shteti ka nevojën e bashkëpunimit me privation në këtë nismë.Xhavit Çurri: Mungojnë fondet dhe burimet njerëzore. Është e pamundur të ndërtosh softe të tilla kaq të komplikuara. Soft ose blihen ose koncesionohen, por modifikohen në përputhje me nevojat reale të administratës tatimore apo të administratës shtetërore në përgjithësi.Curri tha se të ardhurat vjetore, nuk do të bien nën 11 përqind, por synohet rritje mbi këtë vlerë. Ndërsa Garancinë e arritjes së objektivave, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, e lidh me faktin, se nëse kontraktori nuk realizon planin e përcaktuar, nuk do të përfitojë të ardhura finaciare nga shteti.https://www.youtube.com/watch?v=ZGj7JubfeBU/Oranews.tv/