Kaluan furgonin me goma kontrabandë, pranga dy doganierëve në Qafë Bot
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 doganierë, një efektiv të policisë kufitare dhe një shofer, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kaluan goma kontrabandë në pikën kufitare “Qafë Bot” në Sarandë. Po ashtu një tjetër doganjer u shpall në kërkim.“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Qafë Bot - Sarandë", Shërbimet e Antikontrabandës kanë ndaluar një automjet tip "FURGON-BENZ" me targë: AA226JT, në pronësi të shtetasit: Antonil Zenelaj. Në bazë të këtij operacioni, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, këto shërbime kanë konstatuar se mjeti ishte i ngarkuar me goma të përdorura, të cilat rezultonin të pa zhdoganuara. Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur kalimin e mallrave të ndaluar në pikën e kalimit të doganës "Qafë Bot" Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.Arresohen në flagrancë shtetasit:
- Erjon Barjami, 54 vjeç, banues në Sarandë (doganier - përgjegjës i grupit të turnit),
- Kristaq Naço (doganier - i kontrollit fizik të zhdoganimit)
- Hysni Bazaj, 59 vjeç, banues në Sarandë (efektiv i Policisë Kufitare - kontrollor)
- Antonil Zenelaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vllahimë - Vlorë (drejtuesi i mjetit).
- Migjen Nushi, 34 vjeç, banues në Vlorë (doganier - i kontrollit fizik të zhdoganimit).