Dy shqiptarë, autorë të grabitjes së 29 banesave me vlerë 1 mln euro
Dy shqiptarë, Florian Deda 41 vjeç dhe Kleodian Tetaj 29 vjec, janë autorë të 29 grabitjeve të kryera në banesa përreth provincave të Varesës, Verbania e Novara gjatë periudhës qershor-korrik 2015.Pas disa muaj hetime, policia italiane ka mundur të identifikojë autorët e vjedhjeve të shumta të kryera gjatë verës së shkuar në komunat përreth rivierës së Lago Maxhores e që kapërcejnë shumën 1 milion euro.Shumica e objekteve të vjedhura, mes të cilave dhe disa makina luksoze i janë kthyer pronarëve të tyre.Dy shqiptarët janë dhe autorët e grabitjes së dhunshme të kryer më 19 korrik të 2015 në një vilë në qytezën Gignese (Verbania), ku pronari i banesës është dhunuar e mbyllur në një dhomë.Dy shqiptarët e akuzuar gjenden aktualisht në burg për krime të tjera.[caption id="attachment_656540" align="alignnone" width="520"]
Ne foto: Dy hajdutet shqiptare ne Itali[/caption]