Në Venecia drafti i ekspertëve me opinionet e PD dhe LSI

Komsioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi siç edhe pritej nuk i sheshoi ndasitë   mes kampeve politike për draftin e ndryshimeve kushtetuese, por arriti t’i afrojë ato në një zgjidhje të pranueshme. Të majtët dhe të djathtët  ranë dakord që në Komisionin e Venecias të shkojë drafti i ekspertëve  bashkë me vërejtjet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.Xhafaj: I paraqes Komisionit të Venecias kërkesën për opinionet lidhur me tekstin kur amendamentet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekesprtevëe të nivelit të lartë, sebashku me opinionet e grupeve politike parlamentare.Demokratët kërkuan kohë deri të hënën që të rendisin  vërjetjet e tyre për draftin final të ekspertëve.Halimi: Ditën e hënë do ti paraqesim Komisionit dhe Kryetarit të Kuvendit në mënyrë që ti dërgohen Komisionit të Venecias sëbashku me draftin e njëanshëm të hartuar nga ekspertët tuaj.Por ndryshe nga opozita, që kërkoi kohë  Lëvizja Socialiste për  Integrim, nëpërmjet deputeti Spartak Braho, vërejtjet i prezantoi në komision.Braho: Ne duam që të dominojë sistemi i karrierës, sistemi i karrierës të jetë thelbi i kritereve. Së dyti kemi një mendim ndryshe përsa i përket mandatit të institucioneve, së treti kemi një riformulim tjetër lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kemi një gjykim tjetër lidhur me organizimin e Prokurorisë duke e parë atë si organ të unifikuar. Jemi për një rol më aktiv për formulimet të cilat e rrisin rolin aktiv të ministrit të Drejtësisë.Për më shumë se 3 orë të majtet e të djathtët debatuan dhe parashtruan qëndrimet e tyre mbi këtë reformë. Demokratët qëndruan në argumentin e tyre se drafti aktual i mundëson kryeminsitrit kapjen e drejtësisë, ndaj ata kërkuan 2/3 e votave në parlament per kupolen e që do drejtojë  sistemin.Bylykbashi: Atë që ne quajme rekomandimi 55 apo paragrafi 55 i Komisionit të Venecias, aty pastaj gozhdat mbi qivur janë të sigurta. Jo vetëm e kap, por e çimentin sepse i mbron këtë ndikim nga erërat e politike që ndryshojnë.Xhafaj: Është hequr një pjesë e madhe e institucioneve të drejtësisë, që nuk do të kalojnë më nga kontrolli, përzgjedhja dhe votimi politik, dhe ato pak që do të mbeten do ti nënshtrohen jo vetëm një dyshemeje me 36, por një kuorumi me 84 dhe ky është hap i madh përpara, i jashtëzakonshëm me atë që ishte. T’i thërrasim pak edhe kujtesës. Ne që na keni përballë këtu në këtë tavolinë në 2012 kemi sjellë po në këtë sallë një projekt, parashikonte votimin me 3/5 dhe është bërë gjyqi i atij projekti në këtë sallë dhe na është thënë jeni të marrë, po kërkoni 85, kërkoni ta bllokoni, kërkoni ta kapni, kërkoni që ta bëni Pazar politik  etj etj. 85 kemi kërkuar, na u quajt herezi politike.Por pikat ku palët nuk  bien  dakord, kryetari i Komisionit Fatmir Xhafa, nuk i sheh si ndarje të thella por këndvështrime të ndryshme, për të cilat mund te gjendet zgjidhje.Ora News ndoqi çfarë ndodhi sot në Komisionin për Reformën në DrejtësiXhafaj: Së pari, të gjithë biem dakord dhe shprehim vullnetin politik si ligjvënës se reforma në drejtësi është themelore për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për demokracinë në Shqipëri, shtetin e së drejtës dhe qytetarët shqiptarë. Së dyti, biem dakord se projekti që kemi ka një bazament të shëndetshëm, me të cilin të gjithë ndajmë shumë të përbashkëta, por me rezerva, pasi kemi dhe këndvështrime të ndryshme për çështje të veçanta nga pikëpamja e leximit që i është bërë rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Sadushi prezanton draftin: U reflektuan opinionet e VeneciasNjë prej bashkëhartuesve të draftit, eksperti Sokol Sadushi teksa bëri një prezantim të draftit tha se janë ndjekur opinionet e Venecias.Sadushi: Drafti për amendamentet kushtetuese është pregatitur mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Lidhur me skemën institucionale ne kemi shkuar drejt asaj që Venecia thotë përe thjeshtim skeme që duhet kuptuar jo si fshirje institucionale por thjeshtim që ka të bëjë me bashkëpunimin institucional, qoftë në përbërje dhe kompetenca. Kemi ndryshuar çështjen e inspektorit nga Inspektoriat i Lartë në inspektor.Kemi ndryshuar disa çështje që kanë të bëjnë me tribunalin, kompetencat e tribunalit dhe të përbërjes së Këshillit të Emërimeve.Ashtu si kemi shtyrë edhe hyrjen në fuqi të gjykatës së lartë administrative. Lidhur me gjykatën Kushtetuese janë evidentuar të gjitha rekomandimet e Venecias, është evidentuar dhe ajo që ka qenë debat lidhur me mundësinë apo pamundësinë e Gjykatës Kushtetuese  për të kontrolluar amendamentet kushtetuese.Ashtu si kemi evidentuar edhe çështjen e përgjegjësisë disiplinore që duhet të kenë gjyqtarët kushtetues që do kontrollohet apo shqyrtohet nga vetë gjykata Kushtetuese.Lidhur mbi rolin e Ministrit të Drejtësisë ka qenë pika më kritike që opinion i Venecias ka sugjeruar, ne kemi shmangur atë që Venecia thotë sa i përket konfliktit të interesave lidhur me pjesmarrjen e Ministrit në tribunal apo Këshillin për emërimet por kemi mbetur tek ajo që duhet ta ketë, procedimin disiplinor por jo ekskluzivitet të tij.Do ta ketë procedimin nëpërmjet inspektorit. Lidhur me pozicionin e prokurorit të përgjithshëm dhe strukturës së posaçme për veprat antikorrupsion kemi përcaktuar një marrëdhënie më të qartë. Ndërkohë edhe mekanizmi i zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm ka gjetur vend në Kushtetutë. Sa i përket çështjes së vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve mendoj se kemi gjetur një zgjidhje që kënaq Venecian në atë çfarë ka rekomanduar.Eksperti i OPDAT ngre shqetësimin se një nen është përkthyer jo korrekt12539933_10206994589536894_1230774350_nHalimi: I vetmi kundërshtim i opozitës, zgjedhja e krerëve të institucioneve kushtetuesehalimiDeputeti demokrat Eduard Halimi shfaqi shqetësimin në emër të opozitës për një proçes mostransparent.Ai tha se pika e vetme ku opozita ndahet në qëndrimin e mazhoirancës për draftin e reformës në drejtësi ka të bëjë me formulën e zgjedhjes së krerëve të institucioneve kushtetuese.Halimi:Komisioni duhet të ishte mbledhur në 22 dhjetor, të nesërmen që Komisioni i Venecias solli opinionin e tij të datës 21 dhjetor. Duhet të ishin pyetur grupet e interesit jo ta bënin proçesin në mungesë të plotë transparence.Di ndonjë si doli drafti parafabrikat, kush ua dha detyrën ekspertëve për ta bërë këtë gjë, se detyrat i marrin nga ne nuk janë nga Hëna. Kush është me Venecian kërkon një draft që të implementojë 138 rekomandimet e Komisionit të Venecias.Kush i fshihet ka një qëllim politik, përdorim politik të ekspertëve.Së dyti, kemi rënë dakord se reforma në drejtësi është jetike për vendin.Jemi këtu të tregojmë se kemi vullnet të mirë për proçesin. Drafti në përmbajtje ka tre komponentë, krijimin e mekanizmave për të luftuar korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë, e kemi mbëshetur.Komponenti i dytë ka pasur të bëjë me luftën e korrupsionit në sistemin gjyqësor.Kemi pasur vetëm një kundërshtim që e ka thënë dhe Venecia ku thotë se kur ky proçes bëhet nga forca politike që ka mazhorancën ka rrezik të kapjes së sitemit gjyqësor.Komponenti i tretë ka qenë skema si do bëhet gjithë organizimi i pushtetit gjyqësor, kush janë këta njerëz që do ti popullojnë këto institucione dhe kush do i emërojë. Krijohet një skemë me 8 institucione të reja. Venecia thotë që këta nuk duhet ti zgjedhë mazhoranca, duhet të jetë një mazhorancë më e lartë se 3/5.Ky është i vetmi shqetësim që ne ndahemi në draftin për reformën në drejtësi, jo mekanizmat e tjerë. Venecia foli qartë, se duhet konsensus për një reformë të qëndrueshme, bazuar tek Venecia.Braho: Ja rezervat e LSI-së për draftin e ekspertëvebrahoLëvizja Socialiste për Integrim prezantoi përmes deputetit Spartak Braho rezervat e veta mbi draftin e propozuar nga ekspertët në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe ato nuk janë pakta.Braho: Ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës. Ne duam të dominojë sistemi i karrierës, që ai të jetë thelbi i kritereve. Kemi një mendim ndryshe për mandatet, kemi një riformulim tonin mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas modelit gjerman. Kemi një opsion tjetër për organizimin e Gjykatës së Lartë, duke gjykuar që ajo duhet të jetë një dhe e vetme e ndarë sipas seksioneve. Kemi një gjykim tjetër lidhur me organizimin e Prokurorisë duke e parë atë si një organ të unifikuar me të drejtën dhe mundësinë që të funksionojnë pranë saj struktura të posaçme antikorrupsion. Jemi për një rol më aktiv apo për formulime që rrisin rolin aktiv të ministrit të Drejtësisë.Bravo vuri theksin tek proçesi konsensual si dhe ndërhyrjet në Kushtetutë, që sipas tij duhet të jenë sa më të vogla.Braho: Komisioni i Venecias kërkon që proçesi të jetë konsensual. Kësaj nuk i shpëtojmë dot, kush i largohet konsensusit apo dialogut nuk përfill orientimet e Venecias. Së dyti, ndërhyrjet në Kushtetutë pak a shumë duhet të jeni minimaliste. Gjykoj që janë bërë reth 60 ndryshime në Kushtetutë. Vërejtja jonë është që shumë gjëra mund të bëhen përmes ligjeve funksionale të organizimit të këtyre institucioneve. Dhe një vërejtje parimore, është reduktimi i institucioneve që krijohet për të mos pasur shumë institucione të cilat në vend që të ndihmojnë proçesin e pastrimit, të funksionimt normal të drejtësisë do ta pengojnë atë. Gjykoj që si Komision duhet të vazhdojmë punën pa ndërprerje sipas një intinerari me disa stacione. Stacioni i parë është puna e ekspertëve, stacioni i dytë Komisioni, stacioni i tretë është Venecia vajtje-ardhje disa herë.Mediu: Me 3/5 çimentohet kontrolli politik i pushtetit gjyqësormediuKreu i partisë Republikane Mediu tha se votimi me 3/5 i krerëve të institucioneve kushtetuese çimenton kontrollin politik të gjyqësorit.Mediu: Do ishte mirë që të lexohen drejt rekomandimet e Venecias, e para nevoja për një konsensus politik. Ne jemi ulur këtu për të realizuar një konsensus politik sepse nuk mund të votohet ndryshe as drafti pa pasur 2/3.Kërkojmë të kemi një mirëkuptim politik për të përcjellë si ndryshimet kushtetuese edhe reformën në gjyqësor me 2/3.Ajo që shikoj si problematike në atë që përcjellin ekspertët në këtë draft është se nëse na kërkoni ne që të japim konsensusin politik për 2/3 për ta votuar draftin shkoni në një pikë ku thoni se nuk keni më nevojë për 2/3 por 3/5 që i ka kjo mazhorancë dhe i dimë  si i ka bërë këto 3/5 për të votuar për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe emërimit të proçesit gjyqësor. Të tre këto elementë shumë të rëndësishme për pavarësinë e gjyqësorit mbeten në dorën e një mazhorancë, nuk ka rëndësi është e majtë apo e djathtë. Venecia ngre shqetësimin se nuk duhet të jenë produkt i një mazhorance. Ekspertët e dinë shumë më mirë se ligjet e votuar me 2/3 apo 3/5 nuk kanë të bëjnë thjesht me numrat, por me qëndrueshmërinë sepse efektojnë pjesën më të madhe të shoqërisë. Me 3/5 jo vetëm që nuk garantohet pavarësia por çimentohet një lloj kontrolli politik i pushtetit gjyqësor.Majko: Nëse s’gjejmë dakordësi, duhet të shkojmë në referendummajkoNë emër të socialsitëve, deputeti Pandeli Majko u shpreh se askush nuk mund të bëhet ekspert i Komisionit të Venecias, pasi drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, po i drejtohet këtij komisioni për tu shprehur për reflektimin e verejtjeve të saj.Majko: Mendoj se kolegët e opozitës kanë të drejtën e natyrshme si opozitë të shprehin mosbesim. Ajo që dua të nënvizoj dhe në emër të kolegëve përfaqësues të PS se ne kemi ardhur me një qëndrim shumë të qartë për të ndryshuar Kushtetutën, ligj i cili nuk është pronë i asnjë partie, por gjithë shtetasve.Sigurisht konsensusi politik do të jetë kryefjala e diskutimeve tona të përbashkëta.Ajo që dua të them në emër të PS është se këtë proçes do ta bëjmë sëbashku me ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas. Konsensusi politik është shumë i rëndësishëm në këtë diskutim, por prevalenca përballë konsensusit politik është dhe një pyetje tjetër që ka të bëjë me integrimin e  Shqipërisë në BE. Lidhet shumë me këtë reformë. Ne nuk mund të bëhemi përfaqësues të komisionit të Venecias për punën e ekspertëve. Do të na duhet edhe një reflektim nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen e përdorimit të shumicës 2/3 apo 3/5. Ne në fund fare duam të kemi një sistem funksional jo sistem që të diskutohet në marrjen apo jo në duart e politikës. Nëse diskutojmë për pavarësinë e dretësisë mirë është të hedhim sytë sdhe të shohim si është sot.Në fund Majko lëshoi edhe një mesazh për opozitën.Ai fillimisht tha se opozita dhe mazhoranca duhet të bien dakord për reformën, "në rast se kjo nuk ndodh atëherë do na duhet t’i drejtohemi popullit për referendum", tha ai.Ora 10:52 Unioni i Prokurorëve rezolutë për drejtësinëUnioni i prokurorëve ka dërguar një rezolutë në Komisionin e Posaçëm për draftin e reformës në drejtësi, ku kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi  rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit."Parashikimi i nenit 179/2/b i ndryshimeve kushtetuese është një parashikim që le vend për diskutime dhe konsiderohet jo i drejtë.Ky nen parashikon se vetëm gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë (të emërtuara SUBJEKTE nga kjo dispozitë) do të konsiderohen të EMËRUAR vetëm pas kalimit të vlerësimit dhe rivlerësimit nga KPK. Ky parashikim dëmton rëndë  sistemin aktual në një kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë në detyrë dhe perfaqesojnë interesat e shtetit shqiptar nëpërmjet vendimeve përkatese.Ne po kete dispozite togfjaleshi Vleresim dhe Rivleresim duhet te ndryshohet ne togfjaleshin Vleresim ose rivleresim, per sa kohe që rivleresimi eshte parashikuar vetem ne ato raste kur gjyqtari ose prokurori gjendet me shkelje ne performancen e tyre.UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk i perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese. Ne te njejten kohe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme  zgjidhet  me ligj, kur kompetencat e ketij drejtuesi ne hetimin e krimeve te zyrtareve te larte, gjyqtareve dhe prokuroreve jane te medha dhe me kompetence lendore ne te gjithe territorin e RSH".Dje Meta u takua me juristët e LSI, Basha me ekspertët e PDNë orët e pasdites së të enjtes, kryeparlamentari Meta zhvilloi një takim me juristët e LSI. Qëndrimet e kësaj force politike për draftin në Komision do ti prezantojë sot Spartak Braho.Edhe shefi i opozitës Basha takoi ekspertët e PD për reformën dhe krerët e partive aleate. Partia Demorkatike, do insistojë deri në momentin e fundit për konsensus ne komisionin parlamentar siç e kërkon dhe Komisioni i Venecias.Në qoftëse përpjekja për të arritur sot dakordësinë do të dështojë, demokratët në Venecia nuk do dërgojnë draft paralel, por një letër sqaruese ku do shkruhet se drafti nuk e ka konsensusin e tyre dhe do listojnë arugmentat se perse Kryeministri po kap drejtësinë.Negociatat gjatë të enjtesTë enjten e 14 janarit 2016,  vijuan negociatat për të tejkaluar ngërçin në të cilën ka hyrë reforma në drejtësi.Kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta në një takim që nisi rreht orës 9.40, dhe që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.Kryeparlamentarti Ilir Meta u takua në zyrën e tij rreth mesditës edhe më Ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.Gjatë bisedës, Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike që në frymën e rekomandimeve të Venecias  të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi.