Shkarkimet drastike në UKT, punonjësit: Do të përballemi në gjyq me drejtorin

Lehtësia për të lënë 437 familje pa rrogë natën e Vitit të Ri justifikohet nga zëvendësi i Nertitan Gjojdeshit, që edhe sot nuk është dukur të hyjë në vendin e punës, me ristrukturimin e ndërrmarrjes së ujësjellësit Tiranë.Erjon Islamaj, n/Drejtor i UKT: Ndodhemi në kushtet kur shoqëria është gjetur me një detyrim prej 60 mln euro borxh. Është parë e arsyeshme nga Asambleja e Shoqërisë të bëhej një ristrukturim i strukturës së drejtorisë. Është parë e arsyeshme të shkurtohen të gjitha vendet e punës të cilat kanë qenë të dubluara. Pra, nëse për një pozicion pune ka pasur një punëtor që mbante lopatën ka qenë edhe dikush tjetër që i thoshte si ta përdorte lopatën. Janë marrë masat për respktimin e procedurës ligjore në zbatim të kodit të punës.Erjon Islamaj nëndrejtor në këtë ndërrmarje nuk jep shpjegime se si është grumbulluar ky borxh dhe as shpjegon arsyet e paaftësisë për ta menaxhuar ndërmarrjen e UKT nga Gjojdeni, për të cilin zërat vazhdojnë se largimi nga kjo detyrë është çështje ditësh.Erjon Islamaj, n/Drejtor i UKT: Numri përfundimtar në të cilën është miratuar sipas asamblesë së ortakëve është 863, numri përfundimtar i punonjësve të cilët do të vazhdojnë marrëdhënin e punës sipas kushteve. Informacioni që ka qenë lidhur me numrin e punonjësve është duke u përpunuar. Ka pasur përafërsisht rreth 1300 punonjësSipas drejtuesve të shoqatës së të larguarve nga administrata numri i të larguarve është 570 dhe se çështja e tyre do të ndiqet në gjykatë.Nertila Qafëzezi: Sot flasim për 570 të cilët janë larguar në mënyrë të menjëhershme nga puna. Ne kërkojmë nga institucioni përgjegjës të rikthejë këta persona në punë sepse është largim i padrejtë. Ne si shoqatë të gjithë këta punonjës do ti përfaqësojmë nëpër gjykata. Këta persona janë tepër të varfër dhe duhet të rikthehen në punë.Një pjesë e të larguarve nga puna kanë qenë me eksperiencë 40 vjeçare dhe janë të vetmit që ja njohin çdo problematikë Tiranës, aq më tepër që urdhëri i Neritan Gjojdeshit për shkarkimin e tyre ka ndodhur në ditët kur kryeqyteti ka qenë i përmbytur dhe më shumë se riorganizim, ngjan me sabotim të interesit publik./Oranews.tv/