Makina bie në kanalin ujitës, shpëtojnë fatmirësisht 5 udhëtarët

Mjeti me të cilin udhëtonin Shaban Arapi, 66 vjeç, Blerim Bisha 42 vjeç, Sulejman Arapi 73 vjeç, Ali Arapi 63 vjeç dhe Petrit Pepa 46 vjeç banues në Berat ka dalë nga kontrolli dhe pasi është ngjitur mbi bordurat e hekurit në anë të rrugës ka përfunduar në kanal.Mungesa e ujit në kanal ka qenë jetike për pesë udhëtarët të cilët  kanë dale nga mjeti nëpërmjet dritares së xhamit të derës se pasme.  Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmën mjekësore dhe asnjë nuk është në rrezik për jetën.Reshjet e shiut dhe humbja e vëmendjes së drejtuesit sipas  uniformave blu kanë qenë shkak të aksidentit . Në këtë pikë të autostradës së re Lushnje- Berat aksidentet kanë qenë të shpeshta dhe mungojnë totalisht nënkalimet apo mbikalimet dhe drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë normat e lejuara e shpejtesisë.aksident lushnje1 aksident lushnje3 aksident lushnje4/Oranews.tv/