Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Do të pasurohet më tej, s'do të jetë i ngrirë

Plani i Përgjithshëm Kombëtar nuk do të jetë i ngrirë pasi kushdo që do të merret me të në vitet në vijim mund të ndërhyjë për ta pasuruar. Duke folur pas një dëgjese publike Kryeministri Edi Rama deklaroi se  zhvillimi i territorit të një vendi kërkon edhe modifikime në të ardhmen.Rama bëri me dije se Plani Kombëtar përfundimtar do të publikohet pas  një ballafaqimi me ekspertë ndërkomëtarë.Pas një dëgjese publike për Planin e Përgjithshëm Kombëtar Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai nuk do të jetë i ngrirë duke lënë mundësinë që të pasurohet me ndërhyrje në vitet në vijim. Kreu i qeverisë  tha se plani përfundimtar do të publikohet vetëm pas analizës nga ekspertët ndërkombëtarë.Edi Rama: Nëse ka një ndryshim cilësor midis këtij plani të Përgjithshëm Kombëtar dhe gjithçkaje që është planifikuar në Shqipëri në këto 20 e kusur vite, është se ky është një Plan i Përgjithshëm Kombëtar që nuk synon të jetë një hartë e ngrirë e territorit, ku pastaj duhet që të gjithë ecurinë e këtyre viteve, cilido që e përdor këtë plan të jetë i ngrirë dhe të veprojë në mënyrë mekanike në funksion të realizimit të planit.Sipas Ramës ky Plan Kombëtar do të jetë plotësisht i hapur për të evituar gabimet e së shkuarës.Edi Rama: Ajo që është themelore është që ky plan na jep mundësinë që në vijat e përgjithshme të dimë se si të evitojmë gabimet e vjetra dhe si të krijojmë kushtet që të gjithë ata që duan të kontribuojnë për zhvillimin të kenë në dorë një instrument.Kryeministri Rama e cilësoi zhvillimin urban pas viteve të demokracisë si  një kryengritje individuale .