Kodheli në Batalionin Komando: FA, mundësi për t’u përballur më sfida

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte e pranishme në ditën e hapur, organizuar në batalionin e komando të forcës tokësore në Zall Herr. Për ministren Kodheli, FA sot kanë mundësi shumë të mira për t’i stërvitur dhe për t’u bërë ballë sfidave që kanë.Kodheli: Stacionet e përzgjedhura na ofruan një pasqyrë të aftësive taktike, cilësive fizike dhe kapaciteteve që zotëron batalioni në përmbushje me sukses të detyrave themelore të misionit të tij. Jam e sigurt se me pregatitjen aftësitë dhë përkushtimin tuaj ju do të jeni në gjendje të përmbushin sfidat që ju presin dhe në lartësinë që ju kërkon atdheu.Ministria e Mbrojtjes vlerësoi pjesëmarrjen e FA në operacione të ndryshme përkrah ndërkombëtarëve . Në ditën e hapur trupat komando zhvilluan një varg demonstrimesh ushtarake që lidhen me detyrat dhe operacionet e tyre që realizojnë në përditshmërinë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.