AKU në terren, sekuestro mallit të skaduar dhe pa dokumentacion
Rritja e konsumit këtë periudhë të vitit, ka nxjerrë në terren inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kontrolluar sigurinë ushqimore. Gjatë inspektimit janë sekuestruar produkte ushqimore me datë skandecë të kaluar dhe mish apo mjaltë pa dokumente shoqëruese.Siguria ushqimore për periudhën e fundvitit, kur rritet ndjeshëm konsumi, ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit prej ditësh po kryhen kontrollet në terren tek tregtarët ambulantë.“Kush nuk ka mall të shoqëruar me faturë origjine, i sekuestrohet”, thonë inspektorët.Tom Kadeli, Inspektor AKU-t Lezhë: “Qytetarët të jenë sa më të vëmendshëm, sa më të përgjegjshëm që të bëjnë blerje për fundvit dhe gjatë vitit në subjekte të lincensuara siç janë marketet dhe supermarketet, ku ushqimet janë më të kontrolluara”.Në Fier, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 160 kontrolle në subjekte tregtare të ndryshme ndërsa janë vendosur mbi 70 gjoba me vlerë 7,2 milionë lekë të reja, ndërkohë që në njësitë e tregtimit të mishit është konfiskuar dhe asgjësuar mbi 220 kg mish jashtë standardit.Zyrtar i AKU-t Fier: “Kemi sekuestruar rreth 220 kg mish, kemi sekuestruar rreth 160 kg ushqime të tjera si kos frutash apo patatina të cilat kanë qenë me afate të kaluara të skadencave”.Në Vlorë aksioni i AKU-t, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë si dhe Krimin Ekonomik u përqendrua në aksin rrugor Llogora- Himarë, ndërsa janë proceduar 3 persona pasi tregtonin mjalt dhe mish të pashoqëruar me dokumentacion dhe pa plotësuar kushtet higjeno-sanitare të produkteve ushqimore./Oraneës.tv/