Rama dhe Meta 3 orë takim për reformën në drejtësi, në fund shtrëngojnë duart

Reforma në drejtësi ka tejkaluar kohëzgjatjen e takimeve të përjavshme të koalicionit të majtë, që për shkak të Krishtlindjeve u zhvendosën për këtë të shtunë.Për më shumë se tre orë, kryeministri Eid Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe krerët e grupeve parlamentare qëndruan në vilën 30, për të diskutuar mbi ndryshimet që duhet të pësojë drafti u Komisionit të posaçëm pas opinioneve të ardhura nga Komisioni i Venecias.Ilir Meta dhe Edi Rama u shfaqën optimistë, për finalizimin konsensual të reformës në drejtësi.Rama e nisi me batutë për gazetarët fjalën e tij:Më vjen keq që keni pritur kaq gjatë por nuk ndihem fajtor se nuk ju lajmëroi njeri. Por dëshira dhe pasioni për punën ka dhe kosto”Shefi i qeverisë foli për konsensus me opozitën, por qëndrimet e deritanishme të PS për reformën kanë qenë shumë larg atyre të opozitës dhe jo aq shumë pranë edhe me ato të LSI.Rama:  Bëmë një takim për të diskutuar për një sërë çështjes, që është mbyllja e nëj viti dhe fillon një vit i ri. Një ndër objektivat kryesore është çuarja përpara e reformave në drejtësi. Ndamë kënaqësinë që trenit të reformës iu bashkua dhe PD. Jam i kënaqur se kaluan shumë kohë që të ndajnë trenin por i hipën. Duhet të finalizojmë këtë proces duke shfrytëzuar dhe rekomandimet e Venecias. Të gjithë së bashku të marrim përgjegjësinë që ti japim vendit reformën e shumë pritur prej shumë vitesh.Kryeparlamentari, Ilir Meta, garantoi se brenda pranverës reforma në drejtësi do të votohet.Ilir Meta: "Në radhë të parë duhet të vlerësojmë punën e madhe që është bërë deri tani, ku ka patur një proçes gjithëpërfshirës të gjithë forcave politike, përfshirë dhe opozitën e cila kontribuoi dhe me propozimet e saj. Por në mënyrë të veçantë do të falenderoja edhe ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë për punën dhe angazhimin e tyre. Që nga momenti kur Shqipëria është bërë me Kushtetutë ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë që me hartimin e kësaj Kushtetute me komisionin e Venecias dhe në vijimësi, për çdo çështje të rëndësishme kushtetuese.Dhe dua të falenderoj edhe angazhimin e komisionit të Venecias edhe njëherë tjetër që në një kohë rekord iu përgjigj të gjitha pyetjeve duke sjellë vlerësimet paraprake të cilat janë një mbështetje shumë e rëndësishme për këtë reformë dhe absolutisht fakti që të gjithë aktorët politikë, mazhoranca dhe opozita janë të kënaqur me vlerësimet e këtij Komisioni tregon që e gjithë puna jonë për të ecur më shpejt me qëllim kurorëzimin e kësaj reforme përsa i takon ndryshimeve kushtetuese në pranverë është plotësisht e realizueshme dhe natyrisht që në këtë mënyrë ne do të japim një përgjigje mjaft të rëndësishme dhe mjaft pozitive për gjithë qytetarët tanë që kërkojnë që në 2016 të jetojnë në një vend më të drejtë dhe më të sigurt dhe në një shtet sa më ligjor".Duket se politika po gjen rrugën e drejtë për tek drejtësia, pasi edhe PD ka garantuar votën pro, nëse reflektohen të gjitha opinionet e Venecias, një rrugë e cila gjithsesi u orientua nga ndërkombëtarët.Konsensusi megjithë entuziazmin e qeverisë pritet të jetë i vështirë dhe i largët, pasi qëndrimet e saj me ato të opozitës deri tani janë larg, ndërkohë që ka disa çështje që do duhet të marri edhe konsensusin e LSI, parti e dytë në qeverisje.https://www.youtube.com/watch?v=Fr0xGw70qpM[caption id="attachment_644708" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Takimi Rama- Meta tek Vila 30 Ne foto: Takimi Rama- Meta tek Vila 30[/caption][caption id="attachment_644709" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Takimi Rama- Meta tek Vila 30 Ne foto: Takimi Rama- Meta tek Vila 30[/caption]rama meta makinat