Iu dëmtuan banesat, banorët e Mokrës fajësojnë ndërtuesit e HEC-it
Banorët e fshatit Zall Torrë të Pogradecit, kërkojnë ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e çështjes së dëmtimit të banesave. Sipas tyre, shtëpitë kanë pësuar dëme të mëdha nga punimet e kompanisë që ka ndërtuar hidrocentralin në zonën e Mokrës, çka është mohuar nga përfaqësues të firmës.Prej 2 vjetesh dhjetëra familje në fshatin Zall Torrë të Mokrës në Pogradec jetojnë me frikën e shembjes se banesave të tyre.Janë mbi 15 shtëpi për të cilat banorët thonë se janë dëmtuar si pasojë e ndërtimit të rrugës nga ana e kompanisë që ka ndërtuar edhe një hidrocentral në këtë zonë.Shtëpia e Gëzim Torres nga plasaritjet është bërë e pabanueshme prej dy vjetesh. Kryefamiljari rrëfen se ka dy vjet që kërkon të dëmshpërblehet nga firma, por pa arritur gjë.Gëzim Torre, banor: “Gjatë kohës që jetoja unë këtu, shtëpia sa vinte e hapej më shumë. Punimet vazhdonjët. Shkaku kryesor sipas teknikut gjeolog që më ka dhënë edhe librin me raportet që ka përgatitur është nga tonazhi i rëndë që ka kaluar makineria larg shtëpisë, rreth 4-5 metra. Rruli e kishte shtypjen posht rreth 8-9 metra, që ngjeshi rrugën kryesore mbi shtëpinë time. Që atëherë më filloi shtëpia të plasaritet.Edhe banorë të tjerë të fshatit të Zall Torrës konfirmojnë dëmin në banesa, që siç thonë ata kompania i vijoi punimet ndonëse u njoftuan për problemin.Një tjetër banor: “Para se të fillonte një firmë e centralit “Hidroivest” e Fierit apo nga janë ata pronarë ne nuk e dimë. Dhe lëvizje trualli, toke nuk ka patur. Me të ardhur këtu çdo gjë u shqye.“Ora News kontaktoi edhe me administratorin e kompanisë ndërtuese të hidrocentralit, e cila thotë se nuk do të dëmshpërblejë asnjë banorë pasi nuk janë punimet e firmës që kanë dëmtuar banesat. Sipas kompanisë, shkak për dëmet janë rrjedhja e ujërave nentokesore që kalojnë në këtë zonë të Mokrës.Banorët thonë që do t'i drejtohen prokurorisë dhe gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi.
/Oranews.tv/