Shqiptarët më pak pushime dimërore këtë vit, shkak ekonomia
Krahasuar me një vit më parë shqiptarët udhëtojnë më pak dhe shkak për këtë sipas agjensive uristike janë sulmet terrorriste dhe gjendja ekonomike.Qyterat thonë se kanë më pak të ardhura se një vit më parë dhe kjo ka frenuar prenotimet dhe udhëtimet jashtë vendit për pushime. Vendet fqinje mbeten të preferuara për pushime dimërore.Vetë qytetarët shprehen se i rrudhën udhetimet jashtë vendit si dhe prenotimet për pushime për arsye ekonomike.Por agjencitë turistike shprehen se paketat turistike nuk kanë ndryshime në çmime krahasuar me një vit më parë.Agjenci udhëtimi: “I vetmi ndryshim thelbësor që ishte këtë vit ishte mospjesëmarrja shumë në vendet europiane. Kuptohet që kjo ka marrë has nga ngjarjet që kanë ndodhur në Paris. Kuptohet që ka ndryshuar fizionomia e pushimeve, në qoftë se buxheti ka qenë më i lartë vitet e kaluara duke shfrytëzuara vendet e rajonit dihet se buxheti ka qenë më i ulët. Edhe trend i pagesës është në rënie dhe kjo vjen nga aspekti i lokalizimit se ku kanë shkuar sivjet”.Nuk ka ndryshim të madh përsa i përket ndryshimit të paketave, përveç siç iu thash pak më parë, të vendeve. Kjo është pjesa e ndryshimit. Shqiptarët kryesisht të gjithë fokusimin e kanë tek pjesa e verës, pra që duan të bëjnë një pushim në verë, me familjen sidomos. Por kemi klientë të cilët i bëjnë edhe dy herë në vit. Dy herë në vit është mesatare shumë e lartë sa i përket tregut shqiptar. Ne s’mund të arrijmë dot akoma me tre herë në vit, ka klientë që e bëjnë, por kjo nuk do të thotë që kjo është trend i vendit”.Nga të dhënat e agjencive turistike rezulton se vëndet fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi, janë dy destinacionet kryesore të pushimeve dimërore të zgjedhura nga shqiptarët për këtë vit.
/Oranews.tv/