Arrestohen hajdutët e kompjuterave të gjimnazit në Yzberisht
Tre të rinj janë arrestuar si autorë të vjedhjes së kompjuterave në laboratorin e informatikës së gjimnazit "Myslim Shira" në Yzberisht.Sipas policisë grabitja ndodhi mbrëmjen e 19 dhjetorit 2015."Pasi kanë hapur me force dritaren e një klase në ambjentet e kësaj shkolle kane vjedhur 10 (dhjetë) kompjutera të markave të ndryshme si dhe një shumë prej 56000 lekësh" thuhet në njoftimin e sotëm të policisë ku u informua arrestimi i tyre.Në pranga kanë rënë Denis Kodrës, 20 vjeç lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, Jetnor Laho, 20 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë dhe 17 vjeçari F. H lindur dhe banues në Tiranë.Materialet e para proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme në lidhje me veprën penale te parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal "Vjedhje".
/Oranews.tv/