Monopoli i Albtelecom, asnjë kompani e huaj nuk investon për internetin
Asnjë nga kompanitë e huaja që ofrojnë internet nuk afrohen për të investuar në Shqipëri. Kjo për shkak të monopolit jo të drejtëpërdrejtë që ka krijuar Albtelecom bashkë me institucionet shtetërore, në fushën e internetit.Shqipëria renditet një nga vendet e fundit në rajon për cilësinë e internetit.Kjo për shkak se asnjë kompani e huaj nuk është afruar në tregun tonë për të kryer investime në biznesin e internetit. Por cila është arsyeja?Vendimi i AKEP ku të gjitha kompanitë e internetit duhet të kenë infrastrukturë nëntokësore për të operuar në treg, ka krijuar një situatë monopoli për Albtelecom.Për rrjedhojë, kompanitë prestigjoze të huaja janë frenuar që të investojnë në Shqipëri në biznesin e internetit, për shkak se duhet të paguajnë taksë shërbimi për Albtelecom.Endri Meksi:“Për aq kohe sa AKEP-i ka qënë mungues për pjesën e kabujve dhe për aq kohë sa Bashkitë ndërrojnë humorin para dhe pas zgjedhjeve, për rregulloren përkatëse për procedurat kabllore, si mund të vijë një kompani e huaj për tu interesuar për të bërë një investim në tregun shqiptar. Është pothuajse e pamundur. Dhe arsyeja pse investimet e huaja janë bërë vetëm në tregun e celularëve, është qartazi tregues i kësaj situate”.Endri Meksi, Administratori i MCN Networking, shprehet hapur se AKEP dhe institucionet shtetërore kanë favorizuar Albtelecom, duke sjellë kështu edhe shembuj konkret.Endri Meksi: Si mund të investojnë ata kur kanë një kuadër të tillë ligjor mohues. Gjatë vitit të kaluar, në dhjetor të 2014, AKEP për herë të parë u interesua në formë goxha aktive për çështjen e kabujve. Nisi prerjen e tyre në formë abuzive në muajin mars të vitit 2015. Në takimin e 2015 me Ministren Harito dhe kryetarin e AKEP zoti.Pirro Xhixho u dha edhe një plan me faza kohore dhe ky plan u prish menjëherë në harkun e 2-javëve. Këtu është shumë e paqartë se cila dorë ndërhyrë për të prishur planin. Normalisht plani ka favorizuar Albtelecomin duke qenë se ai i ka strukturat gati.Shpejtësia e transmetimit në Shqipëri është ndër më të ulëtat në rajon me vetëm 8.6 megabite për sekondë, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.Shkak për këtë cilësi të dobët të internetit, mbetet monopoli i Albtelecom, i cili falë infrastrukturës së trashëguar nga shteti, bllokon në mënyrë indirekte kompanitë e huaja që ofrojnë internet.