Konflikti mes dy kushërinjve në Pogradec, dhunë e kërcënime me pistoletë
Policia e Pogradecit vë në pranga dy kushërinjtë Alla që u konfliktuan sot për probleme pronësie.Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimet në Pogradec, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Dituri Alla 25 vjeç dhe Kujtim Alla 44 vjeç, të dy banues në fshatin Verri.Arrestimi i tyre u bë pasisot në fshatin Verri, pas një konflikti për motive pronësie shtetasi Dituri Alla ka goditur me sende të forta në trup kushëririn e tij, shtetasin Kujtim Alla.Ndërsa gjatë konfliktit, ky i fundit, e ka kanosur shtetasin Dituri Alla me një armë zjarri pistoletë tip “Ekol”, me Nr. EV.1435017, të cilën e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Me cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit, sëbashku me një krehër me 3 fishekë.Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja” .[caption id="attachment_644347" align="alignnone" width="640"]
Pistoleta që iu sekuestrua Kujtim Allës[/caption]