Zbardhet identiteti i autorëve të rrëmbimit të Klajdi Gjecit te Farmacia nr.10

Janë arrestuar 2 prej autorëve të rrëmbimit të Klajdi Gjeci mbrëmjen e së premtes, 25 dhjetor 2015,  pranë farmacisë nr 10 në Tiranë.Një person i tretë i dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbimin 37 vjeçarit  me precedentë penalë është shpallur në kërkim.Pengmarrja ndodhi rreth orës 20:35 ndërsa rreth orës  23:30 policia e Tiranës njoftoi arrestimin e autorëve të dyshuar.Mbrëmë  u mësua emri i Kleidi Yzeraj, 27 vjeç banues në Tiranë, ndërsa paraditen e sotme  u mësua se autori i dytë është Martin Seferi, 31 vjeç po banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim E. Y 31 vjeç banues po në Tiranë.Nga të dhënat e para hetimore mësohet se rrëmbimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.Ora 20:00 Rrembimi-  Në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin."Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona. Ndërsa në automjetin me targa AA 588FP dyshohet se udhëtonte Klajdi Gjeci. Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin Klajdi Gjeci e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar” informoi polici në fillim.Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të sajKamerat verifikojne makinen e rrembimit- Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të sajNdërsa nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve ngrihen dhe postblloqe të shumta në kryqezime.Marrja ne pyetje- Makina në të cilën udhëtonte Klajdi Gjeci, "Peugeot"ishte në pronësi të shtetasit D.Ç, i cili ia kishte lënë për përdorim Klajdit. Policia merr menjëherë në pyetje pronarin e mjetit"D.Ç është marrë në shtëpi nga policia dhe është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje" .  Mësohet se personi i rrëmbyer ishte me precedentë penalë. Blutë ngritën postblloqe në kryqëzime të Tiranës dhe nisën punën për kapjen e autoreve.Ora 23: 29 Arrestimi dhe lirimi i pengut- Pas një pune të organizuar nga ana e sektorit të Krimeve dhe Patrullës "Shqiponja" arrestohen autorët e rrëmbimit dhe lirohet personi i rrëmbyer.Ora 00: 11- (26 dhjetor 2015) - Identifikohet i dyshuari si autor kryesor- Policia jep emrin e të dyshuarit si autor kryesor. "Ai është Kleidi Yzeiraj. Ky shtetas u kap duke udhëtuar me një makinë taksi së bashku me shtetasin e dhunuar K.GJ"   Policia e Tiranës deklaron se për arsye hetimi nuk bën të ditur identitetet e të tjerëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.Një prej të rrëmbyerve në kërkim-  Paraditen e 26 dhjetorit policia njofton arrestimin në flagrancë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme- Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç, banues në Tiranë- Martin Seferi, 31 vjeç, banues në Tiranë- Shtetasi E. Y, 31 vjeç, banues në Tiranë në kërkim"Këta shtetas më datë 25.12.2015, rreth orës 20.35, në rrugën e ‘‘Dibrës“, në bashkëpunim me njeri –tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive dobeta, kanë rrahur dhe më pas kanë marrë me forcë nga mjeti i tij, tip “Peugeot”, me targa AA 588 FP, shtetasin K. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, tip “BMV X-6”, e kanë dhunuar atë fizikisht dhe pas janë kapur nga Policia. (Neni 110/2 dhe 89 të K.Penal) informon policia[caption id="attachment_644375" align="alignnone" width="640"]pengmarrje Në foto: Makina e personit që u rrëmbye në vendin ku ndodhi pengmarrja[/caption][caption id="attachment_644361" align="alignnone" width="640"]rrembim3 Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi pengmarrja[/caption][caption id="attachment_644362" align="alignnone" width="640"]rrembim2 Në foto: Makina e personit që u rrëmbye në vendin ku ndodhi pengmarrja[/caption][caption id="attachment_644363" align="alignnone" width="640"]rrembim1 Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi pengmarrja[/caption]