Restaurohet kisha 267-vjeçare e Karavastasë

Është përuruar për Krishtlindje, kisha e Shën Thanasit në Karavasta, monument kulture i kategorisë së parë. E ndërtuar në vitin 1778, objekti i kultit iu nënshtrua restaurimit, falë investimit  me vlerë 7 milionë lekë nga një fond i Ministrisë së Kulturës.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin arkitekti Maks Velo dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe.Në Ditën e lindjes së Krishtit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka vizituar ambientet e restauruara të Kishës së Shën Thanasit, në Karavasta të Lushnjës, monument kulture i kategorisë së parë.kisha aaKumbaro premtoi futjen e objektit të kultit në listën e vendeve ku artistë të TOB do të performojnë në të ardhmen.Ministrja Kumbaro: “Ministria e Kulturës do ta fusë kishën e Karavastasë, kishën e kuqe të Shën Thanasit, në itenerarin e aktiviteteve artistike. Një vend koncertesh ku Teatri i Operas dhe Baletit të vij të japë koncerte për ju, por edhe për turistë të tjerë”.Arkitekti Maks Velo dhe deputeti i zonës Erion Braçe vlerësuan se monumenti bashkë me 500 ikonat unike të saj, do të jetë magnet për turistët.Maks Velo: “Të shohësh me çfarë mjeshtërie është bërë sa që të gjitha figurat janë të ndryshme njera nga tjetra. Mjekrra, vështrimi, flokët, ngjyra, d.m.th me një fantazi dhe personalitet të jashtëzakonshëm.Erjon Braçe: “Bëhuni gati të prisni njerëz siç i keni pritur ditë për ditë e vit për vit këtu në Karavasta. Do t’i mirëprisni për t’i treguar pikërisht këtë që keni ruajtur ju në radhë të parë”.Kisha e shën thanasit në Karavasta e ndërtuar në vitin 1778, u pikturua me afreske  nga vëllezërit grabovarë Joan dhe Gjergji Katro./Oranews.tv/