Ankaraja riatdhesohen 360 turq etnikë nga lindja e Ukrainës

Plot 360 turq etnikë në lindje të Ukrainës fluturuan drejt Turqisë të premten e 25 dhjetorit, në kuadër të nismës së qeverisë Turke për riathesimin e tyre.Dy avionë transporti të ushtrisë turke morën të riatdhesuarit kryesisht nga qyteti i Slavianskit dhe Karkivit, të cilët do të strehohen përkohësisht në Erzincan, zonë në  lindje të Turqisë.“Kemi qëndruar të fshehur nëpër bodrume për ditë me radhë, të uritur dhe në kushte të vështira për shkak të tensioneve dhe sulmeve në vend. Kemi kaluar tension të lartë, atak kardiak, gjithçka na ka ndodhur, por ne mbijetuam falë Ukrainës. Faleminderit”, thotë tashmë ish-banori i Slavianskit Alizar Nuriev, i cili ka marrë me vete në Truqi gruan e tij ukrainase dhe dy fëmijët. epa05080813 The ethnic Meskhetian Turks arrive to the International airport before their departure to Turkey in Kharkiv, Ukraine, 25 December 2015. The 347 Meskhetian Turks left Ukraine today. Turkey is going to take in at least 3,000 Meskhetian Turks who live at the conflict zone on the East of Ukraine and will be accepted by Turkish government as legal asylum seekers according local media report. EPA/SERGEY KOZLOVLarisa Bagalieva ka lënë gjithashtu shtëpinë e saj së bashku me dy famijët dhe bashkëshortin për të udhëtuar drejt Turqisë. Ajo thotë se jetesa nën pushtimin e rebeleve prorusë, ishte e pamundur."Ka pasur shkëmbime zjarri dhe bombardime. Kjo ndikoi në gjendjen psikologjike të fëmijëve. Na ka prekur të gjithëve kjo situatë”, thotë Bagalieva.Edhe pse Slavianski aktulisht është nën kontrollin e forcave qeveritare të Kievit, Bagalieva nuk beson se situata do të ndryshojë, duke vendosur të largohet nga vendi."Gjithçka ishte mirë, edhe marëdhëniet me fqinjët, është e vështirë t’i lësh të gjitha”, thotë ajo.epa05080812 An airport worker welcomes an ethnic Meskhetian Turk's man covered in Turkish flag at the International airport before their departure to Turkey in Kharkiv, Ukraine, 25 December 2015. The 347 Meskhetian Turks left Ukraine today. Turkey is going to take in at least 3,000 Meskhetian Turks who live at the conflict zone on the East of Ukraine and will be accepted by Turkish government as legal asylum seekers according local media report. EPA/SERGEY KOZLOVAutoritetet turke kanë garantuar risocializim të turqve të larguar nga Ukraina, vende pune dhe gjithçka ata kanë nevojë për një jetë normale.Ambasadori turk në Ukrainë, Yonet Mund Tezel, tha se qeveria turke do të ndihmojë të gjithë turqit që ndodhen në zonat në lindje të Ukrainës, të cilat përjetojnë konfliktin mes qeverisë dhe rebelëve. Autoritet turke njoftuan vendimin për riatdhesimin e tyre në prill të këtij viti teksa numri i të riathesuarve do ët jetë rreth 2 mijë.Më shumë se 9 mijë njerëz janë vrarë në luftimet mes rebelëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të Kievit që prej nisjes së konfliktit në prill të 2014-ës. Baskimi Europian fajëson Moskën për nxitje të këtij konflikti, akuza të cilat Moska i mohon./Oranews.tv/