Ekstremizmi i ISIS: Mblidhni organet e pengjeve për të shpëtuar jete myslimane
Shteti Islamik ka sanksionuar mbledhjen e organeve jetike humane, duke ngritur shqetësimin tek ndërkombëtarët se grupi ekstremist mund të trafikojë pjesë të ndryshme të trupit.Vendimi i caktuar prej 31 janarit 2015, i cili është siguruar nga Reuters tregon se marrja e organeve nga pengjet e gjalla për të shpëtuar një jetë myslimani edhe nëse kjo do të rezultojë fatale për pengun është e lejueshme.“Jeta e mohuesve të fesë dhe organet e tyre nuk mund të respektohen, ndaj dhe mund të merren pa u ndëshkuar. Edhe heqja e organeve të pengjeve e cila mund të çojë në humbjen e jetës së tyre nuk është e ndaluar”.Zyrtarë të SHBA-ve thonë se dokumenti është gjetur mes një grumbulli të dhënash dhe informacionesh të tjera të siguruara nga forcat speciale amerikane, pas një bastisje të zhvilluar në lindje të Sirisë gjatë muajit maj.Dokumenti nuk ofron ndonjë provë nëse Shteti Islamik është i përfshirë aktualisht në rrëmbimin e organeve apo trafikimin e tyre.