Grabitet piceria natën e Krishtlindjeve, katër të rinj në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2015, 18:36
4 persona kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen me dhunë të një picerie në qytet natën e Krishtlindjeve.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 , ku katër persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur picerinë në lagjen "Sheq i Madh" në pronësi të shtetasve M.H dhe P.H, ku i kanë marë 90.000 lekë dhe 160 euro të xhiros.Në pranga kanë rënë shtetasit:Erges Gashi 20 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” të Fierit Albano Goxhaj 21 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” të Fierit Anxhelino Ruko, 20 vjeç, banues në lagjen e “Re” Patos Ervis Sulaj, 23 vjeç, banues në lagjen e "Re" PatosMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" .