Kompania Amazon ‘urdhëron’ klientët të hedhin Hoverbordet
Klientëve të Amazon që kanë blerë hoverborde, u është thënë nga faqja e internetit e shitjes me pakicë që t’i hedhin ato.Njoftimi erdhi vetëmm disa ditë pasi faqja ndaloi së shiturikëtë mjet elektronik për shkak të raporteve se disa prej këtyre modeleve mund të shpërthejnë dhe të marrin zjarr.Në një email dërguar klientëve që blenë hoverbordet, firma sugjeroi “shkatërrimin e këtij produkti sa më shpejt të jetë e mundur”.Në email shkruhej: “Na vjen keq të shprehim shqetësimin tonë për këtë pajisje, por duhet të kuptoni që për ne siguria e klientit është prioritet kryesor. Rimbursim i plotë do të bëhet për njerëzit të cilët janë prekur nga prishja e hoverbordit”.
Një email i dytë iu dërgua klientëve, për këshilla mbi sigurinë e pajisjes elektronike.Sipas raportimeve të fundit, shumica e dyqaneve me pakicë e kanë ndaluar shitjen e hoverbordit.Më herët këtë muaj, Njësia Kombëtare Tregtare ka konfiskuar 15 mijë hoverbordë në porte dhe aeroporte të Mbretërisë së Bashkuar, mbi shqetësimet për imitime të lira e të rrezikshme.Ka pasur një numër të madh incidentesh, ku hoverbordet janë përfshirë nga flakët, ndonjëherë duke lënduar edhe personat që kishin hipur mbi to. 