Përplaset për vdekje këmbësori tek Ura e Milotit, i ndërpreu rrugën mjetit

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa viktima i cili mendohet të jetë rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar.Ai u përplas nga një autoveturë  "Passat" me targa AA 499 EK, i cili po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Tiranës.Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarit, i cili po tentontë të kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin.Për të shmangur të moshuarin, i cili ka ndëprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, janë përplasur dhe dy mjete të tjera të cilët po lëviznin në drejtim të Lezhës.Si pasojë e frenimit në mënyrë të mënjëhershme, autovetura “ Seat”  me targa AA079HM është goditur nga pas një autoveturë  BMW X5, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndëprerja e rrugës nga viktima, i cili nuk e ka parë automjetin që vinte në shpejtësi.Në Komisariatin e Policisë Lezhë , janë shoqëruar drejtuesit e tre automjeteve, përkatësisht 52-vjeçari Faik Ara banues në Shkodër drejtues i mjetit “Passat” me targa AA 499 EK, 46-vjeçari Van Rica banues në Laç drejtues i mjetit BMW X5 me targa AA828 MC dhe 40 vjeçari Miklovan Zefi, banues në Mirditë drejtues i mjetit “ Seat” me targa AA079HM.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_638230" align="alignnone" width="639"]aksidenti3 Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_638232" align="alignnone" width="639"]aksidneit1 Mjetet e përfshira në aksident[/caption][caption id="attachment_638231" align="alignnone" width="641"]aksidenti2 Mjeti i përfshirë në aksident[/caption]