Akciza e birrës, Vasili: Ka ende vend për diskutim, nuk është mbyllur
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se LSI nuk ka hequr dorë nga qendrimi për mosrritjen e akcizës për birrën vendase. Edhe pse paketa fiskale kaloi nen për nen në Komisionin e Ekonomisë pas asnjë ndryshim, Vasili lë të hapur mundësinë e ndryshimeve gjatë votimit në seancësn parlamentare të së enjtes.Vasili: Elementë të cilët kanë mundeësinë dhe nevojën e reflektimit, të reflektohen. Ne patëm një eksperiencë pozitive me profesionet e lira. Çështja e akcizës së birrës është shumë e thjeshtë është një qasje e jonë dhe besoj se ka akoma vend dhe do diskutohet dhe mos e mendoni se është një problem i mbyllur. Është cështja jone ndaj prodhimit vendas. Është tepër e rëndësishme. Nuk mund të kemi një Shqipëri e cila nuk ka prodhim vendas. Akciza e birrës nuk krijonte asnjë efekt negative në buxhetin e shtetit. E thënë kjo gjë, ne menduam dhe vazhdojmë të këmbëngulim që këto masa janë masa që nuk është koha e duhur dhe vendi i duhur për ti ndërmarrë. Për reformën zgjedhore Vasili thotë se Komisioni Bipartizan që do të ngrihet nga parlamenti duhet të përqëndrohet vetem të rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të mos merret me shpikje të tjera, duke ju referuar këtu ndryshimit të sistemit.Vasili: Se çduhet të bëjmë me zgjedhjen, e kemi të qartë raportin e OSBE-ODIHR-it dhe ajo është edhe plani i detyra që duhet të përmbushim dhe mos shpërndahemi në hamendësime apo muhabete që kanë qenë më tepër pjesë e diskursit mediatik po jo atij politik. Për reformën në drejtësi, nënkryetari i LSI thotë se ajo duhet të jetë cilësore ndërsa shprehet se jo i gjithë sistemi gjyqësor është i korruptuar.