Veliaj para protestës: Organizatorë dhe pjesmarrës, mos vandalizoni sërish qytetin!
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkon qytetarëve dhe organizatorëve të protestes së opozitës të mos vandalizojnë qytetin në protestën e paralajmëruar në 17 dhjetor. Deklaratat Veliaj i bëri gjatë aksionit të përbashkët me OSHEE për zhvendosjen e shtyllës së tensionit të lartë në zonën Don Bosko.Tirane- Tre ditë para protestës së njoftuar të Partisë Demokratike, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje protestuesve dhe opozitës të mos vandalizojnë sërish qytetin. Veliaj thotë se penalite do të ketë ndaj kujtdo që dëmton rrugët veprat publike.Erion Veliaj: I lus organizatorët e protestës, të mos jetë një protestë sërish vandale. Ne nuk do të hezitojmë që të penalizojmë sërish cilindo që shkul një pllakë, cilindo që vjedh një pusetë, cilindo që pret një pemë ose që dëmton dekorimet në qytetin tonë. Le të mos shkatërrojmë gjërat e bukura, gjërat që i rregullojmë dhe gjërat që paguhen nga taksat e të gjithëve, ndaj që kushdo që vjen në Tiranë për të protestuar është mëse i mirëpritur por vandalët nuk i tolërojmë. Kjo do të thotë që do të paguhet si “Çeço” gjoba që është vënë.Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, OSSHEE dhe bashkia e Tiranës kanë zhvendosur shtyllën e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bashkisë shtylla e tensionit ka qënë një burim potencial aksidenti dhe pengonte kalimin normal të autmojeteve dhe këmbësorëve.Erjon Veliaj: Një gangrenë për rrugën “Don Bosko” ka qenë kjo shtyllë. Një shtyllë absurde, e klasifikuar në të gjithë pole position-in e çudirave shqiptare si numri një i çudirave shqiptare.Ardian Çela: Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, gjatë muajit të kaluar kemi spostuar 6 shtylla të tilla që ishin kthyer në ganrenë të qytetit. Me bashkinë e Tiranës kemi marrë një impenjim më madhor, që është çlirimi i atij nënstacionit që ndodhet mbrapa hotel “Tiranës”.OSHEE do të vijoje me punën në spostimin e 2 shtyllave të tjera në qytetin e Tiranës.