ISIS kërcënon përsëri Romën, publikon video se si do ndodhi sulmi

Kryeqyteti italian Romë është përsëri në shënjestrën e shtetit islamik Isis.Një video e re kërcënuese prej 15 minuta është publikuar online ku shfaqet vizioni apokaliptik i sulmit final të ISIS drejt qytetit simbol të Krishtërimit Roma.Video e titulluar "Meeting at Dabiq", e xhiruar në Irak, rrëfen historinë e betejës finale për të sunduar botën, nga luftëtarët e ISIS që luftojnë kundër Perëdimit në Kryeqytetin italian."Roma është beteja finale e ditës së gjykimit", thotë zëri rrëfyes i videos. Kjo është kryqëzata e fundit. Beteja e fundit do të jetë në vendin tuaj."Ndërsa recitohen syret e Kuranit, në video rrjedhin imazhet e Koloseut të pozicionuar në mes të një toke mbuluar me rërë ku avancojnë ngadalë tanket e ushtrisë së ISIS.Pas tij shfaqen imazhet e vendeve simbol në Romë si Monumenti Altari i Paqes në Sheshin Venecia, Sheshi Navona, Sheshi Shën Pietro etj.Në këtë video shfaqen dhe flamujt e 60 shteteve me të cilat ISIS është në luftë e që synon t'i godas në të ardhmen. Mes tyre Franca, Britania e Madhe, Australia e SHBA.