26 të burgosur me arrest shtëpie monitorohen përmes byzylykëve elektronikë
Ministria e Drejtësisë po monitoron përmes byzylykave elektronikë vetëm 26 nga qindra të burgosur me arrest shtëpiak, edhe kjo për shkak të ngërçit të krijuar nga vendimet e gjykatave. Sipas drejtuesit të shërbimit të provës, Ilir Qafa, dy vite pas zbatimit të proejektit që i pajis të dënuarit me çip për të monitorur vendndhdodhjen e tyre.Numri i vendimeve me të dënuar me mbikqyrje elektronike nga gjykatat është minimaliste.Ilir Qafa: Aplikimi i mbikqyrjes elektronike bazohet kryekëput te aplikimi nga ana e gjykatave që do të thotë përsakohë gjykatat nuk kuptojnë që ka një mundësi të jashtëzakonshme në dispozicion për të aplikuar për rastet e parashikuara nga ligji. Kuptohet që ne operojmë gjithmonë në kapacitetet tona. Aktualisht kemi 26 të mbikqyrur elektronikisht që do të thotë se është një shifër, pavarësisht sforcove dhe përpjekjeve për të ndërgjegjësuar gjithmonë e më tepër operojmë për fat të keq nën mundësitë tona.Kreu i shërbimit të provës shpjegon gjithashtu se të miturit janë ata që duhet të pajisen mësë shumti me byzylykë elektronikë.Ilir Qafa: Ka një gamë të gjerë mundësish për të aplikuar, duhet të ketë vetëm një vëmendje me të gjerë nga ana e trupës gjyqësore, prokurorëve për të dhënë mundësinë për të gjitha rastet që rrezikshmëria konsiderohet jo e nivelit për të pasur izolimin patjetër, këtu i referohem rasteve të shkeljeve të të miturve që për mendimin tim nuk ka si të qëndrojnë, të presin procesin gjyqësor pranë paraburgimit, është shumë e logjikshme që të presin pranë familjeve të tyre me këtë masë të jashtëzakonshme sigurie që është mbikqyrja elektronike.Por, si funksionon monitorimi elektronik dhe si tejçohet sinjali i rrezikut në sallën operative, nëse një i burgosur shkel perimetrin të vendosur prej 50 metrash:Ilir Qafa: Ne kemi të pasqyruar jo vetëm në hartë, por edhe në një pamje të posacme të gjitha mbikqyrjet aktuale. Ne rastet e problematikave të konstatuara, kur shohim që largësia nga njësia e monitorimit BA-së të instaluar pranë banesës tejkalon limitn e lejuar, punonjësit kontaktojnë telefonikisht me personin e mbikqyrur.Mbikqyrja elektronike u aplikua në vendin tonë për herë të parë në vitin 2013 për disa autorë krimesh të lehta të cilat dënohen me kusht dhe të cilëve u duhen kontrolluar lëvizjet. Një projekt i tillë ndikon jo vetëm në mbipopullimin e burgjeve, por i kursen buxhetit të shteti mijëra euro, që tani investohen në efektive që ruajnë me turne personat me arrest shtëpie.