Maratonë vrapimi në ndihmë të fëmijëve të diagnostifikuar me kancer

Diga e Liqenit Artificial në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re gjatë fundjavës, duke u shndërruar në një garë të vërtetë për ti ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. “Vrapoj për fëmijët” quhet nisma që bëri bashkë biznese, qytetarë, si dhe përfaqësues të selive diplomatike të cilët në siglën e Vodafone Albania, mblodhën fonde për fëmijët që janë diagnostifikuar me kancer dhe që kurohen në spitalin pediatrik në Tiranë.“Vrapoj për fëmijët” quhet nisma e cila synon ti vijë në ndihmë 40 fëmijëve të diagnostikuar me kancer e që trajtohen aktualisht në spitalin pediatrik në Tiranë.E konceptuar si nje minimaratone nën logon e Vodafone Albania, në vrapin e bamirësisë morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, biznese, organizata jo qeveritare,të cilët kontribuan në mbledhjen e fondeve përmes tarifës së pjesmarrjes.I gjithë fondi do të shkojë për ata fëmijë që duhet t’i nënshtrohen kimioterapisë intensive.Në mbyllje të minimaratonës, pasi pjesëmarrësit vrapuan për 5 dhe 10 km, nuk mungoi as momenti kulmor me shpërndarjen e medaljeve për triumfuesit.Vodafone Albania prej disa vitesh është partner në aktivitete në qendër të së cilës janë fëmijët, e sidomos ata në nevojë, si ajo e minimaratonës " Vrapoj për fëmijët" në qendër të së cilës janë mbledhja e fondeve për ti shtuar buzeqeshjen fëmijëve të diagnostifikuar me kancer.