Mustafa dhe Jahjaga apel opozitës për t'u ulur për dialog
Dialogu është e vetmja rrugë që duhet ndjekur, por ai nuk mund të imponohet me dhunë. Kështu deklaron presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke nënvizuar se në kososvë demokracia po sfidohet cdo ditë. Në konferencën e pestë vjetore Gjyqësore jahaga u shpreh:Jahjaga: Ne nuk mund të lejojmë që dialogu të zëvendësohet me dhunën dhe as me refuzim institucional; nuk mund të lejojmë që të imponohen zgjidhje jashtinstitucionale, sepse institucionet e shtetit të Kosovës janë mundi dhe sakrifica e gjeneratave të tëra. Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë, sepse atë po e ndërtojmë me shumë punë dhe me shumë mund. Dhe prandaj dialogu i sinqertë dhe i hapur, duhet të vendoset në vend, përpara se mirëqenia e qytetarëve të rrezikohet, përpara se e ardhmja e tyre të vihet në rrezik.Kurse kryemisnitri i kosovës Isa Mustafa tha se për zgjidhjen e situatës në Kosovë nuk ka shumë alternativa, opozita duhet të pranojë vendimin e Gjykaës Kushtetuese mbi marrëveshjet e Brukselit.Mustafa: Mund tju them se kwtu shumw zgjidhje nuk ka sepse zgjidhjet janw tw limituara. Zgjidhja pwr Asociacionin wshtw Gjykata Kushtetuese. Ne do ta pranojmw vendimin e Gjykatws, edhe opozita duhet ta pranojw.Kosova ndodhet në ngërç politik, pasi opozita kërkon anulimin e marrëveshjes për krijimin e bashkësisë se komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.