Biznesi mbyll qepenat, grevë 2 orëshe kundër gjobave dhe burgut
Biznese të vogla e të mesme të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet kanë mbyllur aktivitetin për rreth dy orë në shenjë proteste kundër ligjit të proçedurave tatimore ku parashikohen gjoba shumë të larta.Përfaqësuesi Shoqatës së Tregtarëve të vegjël e të mesëm i ka kërkuar qeverisë që të rishikoj këtë ligj ose në të kundërt do të përshkallëzojnë protestatBiznesi në kryeqytet ka mbyllur për rreth dy orë qepenat e dyqaneve në shenjë proteste për gjobat e larta dhe parashikim e burgut për të gjithë sipërmarrësit që kapen me shkelje.Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve të Vegjël e të Mesëm i kërkoi qeverisë që të rishikoj këto masa ose në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.Albert Nasto: Pavarësisht se është cuar në Gjykatën Kushtetuese, por ne do të vazhdojmë grevat dhe protestat tona paqësore dhe do të sensibilizojmë jo vetëm Shqipërinë, por edhe trupin diplomatik. Kërkesat tona janë: Rishikimi i ligjit të futjes në fuqi që lë me një vit burg dhe 5 mln lekë gjobë biznesin e vogël. Kërkojmë një amnisti totale sepse po të shohim i gjithë biznesi është i zhytur në borxhe nga 100 mijë lekë të vjetra deri në 20-30 mln lekë. Një bashkëpunim mes qeverisë dhe biznesit, sepse shohim një klimë mjaft të acaruar, shohim një klimë terroriSipërmarrja shqiptare i ka cilësuar ndryshimet në ligji e proçedurave tatimore dhe të kodit penal shumë të ashpra të cilat rrezikojnë të falimentojnë shumë biznese.Ndërkohë që kanë organizuar një sërë protestash përpara kryeministrisë .