Gjykata e lë në burg, prokurori Haxhi Giu mohon akuzat për korrupsion

Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” prokurorit Haxhi Giu i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.Hetimet treguan se Giu do të merrte 29 mijë euro ryshfet nëse do të zbuste dënimin e një të dënuari për trafik narkotikësh.Mësohet se gjatë seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, Prokurori ka hedhur poshtë akuzat.Të njëjtën masë gjykata dha edhe për Aleks Shporin i cili tentoi të korruptonte Prokurorin për të lehtësuar pozitat e vëllait të tij, Paulin Shpori.