Makina bie në humnerë pranë liqenit të Bovillës, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur në një aksident të rënda, pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u rrëzua në humnerë pranë liqenit të Bovillës në periferi të kryeqytetit.Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës rreth orës 16: 22 në rrugën “Bovillë- Zallherë”,Sipas policisë 9 personat ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre Fuoristradë me targa AA 046 CI, e cila drejtohej nga Petrit Baftjar Bilja, i datëlindjes 1972, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë,Viktimat janë shtetasit Zyber Bile 24 vjeç dhe Petrit Bilja, 40 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Demir Hida 30 vjeç, Avni Bilja 28 vjeç, Durim Selami 33 vjeç dhe Beqir Sala 65 vjeç, si dhe shtetasit me iniciale Y.S , S. S, B. M.Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke bërë që automjeti të përfundojë në humnerën prej 200 metrash thellësi.Mësohet se personat që po udhëtonin ne automjetin me karroceri po ktheheshin pasi kishin punuar gjatë ditës në tokat ku kanë banuar para se të zhvendoseshin në zonat e Tiranë.Personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.makina e aksidentuaraksidenti boville boville makina aksidenti makina ne bovillezallheraksidenti