E përplas për vdekje në “Transballkanike”, shoferi ikën pa i dhënë ndihmën e parë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin Vlorës.Një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën “Transballkanike”.Policia bën me dije se viktima është Shyqyri Leli, banor i kësaj zone.  Aksidenti ndodhi rreth orës 13.00.Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Redon Poçaj është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pas aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit.Pak minuta më pas ai është vetëdorëzuar në polici.Poçaj drejtonte mjetin Ford Focus me targë AA452GSTrupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për 30 minuta si pasojë e vonesës së ambulancës.akdident vlroe