Parku Kombëtar i Prespës, një destinacion atraktiv pas investimeve gjermane
Parku Kombëtar i Prespës brenda katër viteve pritet të shndërrohet ndër destinacionet më atraktive dhe tërheqës të rajonit të Korçës.Falë financimit prej 3.5 milionë Euro që qeveria gjermane ka dhënë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtij parku, i përfshirë në rrjetin e zonave të mbrojtura, synohet ruajtja dhe mbrojtja e faunës së egër.Zamir Dedei, drejtor i përgjithshëm i zonave të mbrojtura pyjore tha se: “Kemi një gjë shumë të bukur, por ende nuk jemi populluar me shpendë dhe gjallesa të tjera që janë atrraksione turistike. Kemi hartuar një set me shtigje që do të ndihmojë turizmini që të lëvizi nëpër park dhe dy qendra informacioni që janë në hyrje, një në Prespën e Madhe dhe një në Prespën e Vogël".Edhe permiresimi i infrastrukturës së parkut kombëtar te Prespes është një tjetër mënyrë për të favorizuar zhvillimin e turizmit.Prefekti i Korçës, Ardit Konomi tha: “Ndryshimi përfshin të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, në infrastrukturën mbështetëse, në ujsjellës kanalizime pasi të gjitha këto ndikojnë në ruajtjen e cilësisë së ekosistemit në këtë rajon. Punë me komunitetin, forcim i administratës së Parkut Kombëtarë të Prespës”.Në bashkepunim me bashkine e Pustecit po monitorohen pyjet e Prespës që të parandalohet prerja pa kryter e pemëve dhe janë forcuar masat për shtimin e faunës së egër, e dëmtuar nga gjuetia pa kriter e viteve të fundit.