Balla-Berishës: Plak i ngordhur! Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, shkul foninë

Pas më shumë se 10 orë debatesh seanca parlamentare është tensionuar si pasojë e akuzave që shkëmbyen me njëri tjetrin ish-kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla.Në replikën për Berishën në lidhje me debatin për cështjen CEZ, Balla tha se nuk mund të merrem me një plak të ngordhur, cka solli reagimin e Opozitës, deputetët e saj u ngritën në këmbë para foltores së Kuvendit duke mos lejuar deputetin Balla të vijonte fjalën e tij. Menjëherë u vendos një kordon i efektivë të sigurisë në Kuvend.Në përpjekje të mos lejuar zotin Balla të vijojnte fjalën e tij deputetët demokratë dëmtuan foninë. Për këtë arsye nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ndërpreu seancën. Sali Berisha: "Mendon se duke u shërbyer me një çakall të cilin e mban peng me dosje përdhunuesi, dhe këto janë dokumenta. E mban peng me vendosjen e motrës mbidozë, si zëvendëse të bixhozit kryesor të vendit. Me tenderat që fiton dhe kompanitë që ndërron brenda 3-4 ditëve"Balla: Pas debatit javën e shkuar nuk kisha ndërmend të merresha me ty personalisht se kam shumë miq dhe kolegë që më thonë ke gjetur një të ngordhur dhe merresh me të ..Ti fyen cdo ditë, zonja që ke afër më tha sot basdard, i the ministrit të Brendshëm, fyerje pa fund. tani se ti je i lodhur kjo është cështja jote. Ne e kemi vendosur të mos merremi me ty. Nuk merremi fare me ty. Çohesh këtu dhe thua përdhunues. Merre cfarë të vërtetë ke dhe coje në Prokurori, thua vrasës, merre dhe coje në prokurori. Fyeve babain e kryeministrit. Je një shpifës dhe që të të vijë turp që në moshën 70-vjecare ke përfunduar në këtë deregje.Zonja aty tha disa herë fjalën basdard. Unë nuk di që në asnjë parlament një deputete ti drejtohet kolegut me fjalën basdard. Unë jam i sigurtë që ju vini këtu me shpifje, fyerje...zbardhni fjalën e atij zotërisë.Deputetët e opozitës ngrihen në këmbë para foltores së Kuvendit duke mos lejuar deputetin Balla të vijonte fjalën e tij. Menjëherë u vendos një kordon i efektivë të sigurisë në Kuvend.Valentina Leskaj: “10 minuta pushim. Bëtë gabim që e shkulët foninë. Nuk është normale të silleni si vandalë”saf sasdf asg/Oranews.tv/