500 mln lekë për asistencë, renditen tek shpenzimet kapitale, përfitojnë disa Ministri
Buxheti i vitit te ardhshem rezervon 500 milion leke per disa Ministri dhe institucione qe do te perdoren per asistence teknkine. Ato jane renditur tek shpenzimet kapitale dhe kapin nje vlere 0.5% te totalit te ketyre shpenzimeve. Mes tyre 164 milion leke kushtojne dy projkete te ministries se financave per permiresimin e financave publike dhe kapaciteteve te administrates fiskale. Ndjekim Aurora Sulcen.Rreth 500 milionë lekë do të përdoren nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm vetem për asistencë teknike, fonde te akorduara për disa ministri dhe institucione te rendesishme te vendit.Tabelat e detajuara të draftbuxhetit 2016 tregojnë se shpenzimet për asistencë teknike të përfshira në shpenzimet kapitale të vitit 2016 janë rreth 0.5% e totalit të investimeve publike. Janë disa ministri që përfitojnë fonde për asistencë teknike.Janë dy projekte të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë "Asistence stafi për projektin "Rimëkëmbja e sektorit energjetik" që kushtojnë ne total 45 milionë lekë. Gjithashtu, 164 milionë lekë të tjera do të kushtojnë dy projekte të ministrisë së financave për përmirësim i menaxhimit te financave publike dhe përmirësim i kapaciteteve të administratës fiskale.Asistenca teknike nga fondet e IPA e përllogaritur si shpenzim kapital përfshijnë në total 183 milionë lekë. Këto fonde do të menaxhohet nga Ministria e Integrimit. Gjithashtu, fonde për asistencë teknike përfitojnë edhe institucionet e tjera, sic janë dy projektet për transportin rrugor, me një total prej 49.7 milionë lekësh.Fondet për asistencë teknike shërbejnë për përmirësimin e aktivitetit të punës në sektorë të ndryshëm. Teorikisht ato rrisin kapacitetin e administrates publike. Por ekspertët mendojne se ne kushtet e nje buxheti te vogel si ai i Shqiperise,me problem të theksuara me infrastrukturën dhe prioritete të tjera, përdorimi i fondeve në asistencë teknike është një luks që nuk mund ta përballojmë.Disa nga projektet e asistencës teknike1.Asistence stafi për projektin "Rimëkëmbja e sektorit energjetik"45 mln lekëPërmirësimi i financimit të financave publike24 mln lekëPërmirësimi I kapaciteve të administratës fiskale140 mln lekëAsistencë teknike nga fondet e IPA183 mln lekëDisa projekte të tjeraTVSH e T.D Asistencë Teknike për DPRR2.8 mln lekëTVSH e T.D Asistencë Teknike Siguria Rrugore -iPA