Infokioskat, sportelet e vetëshërbimit, Ja si të paguani online faturat e OSHEE-së

Për të evituar rradhët e gjata në sportelet e OSHEE-së qytetarët mund tu drejtohen "Infokioskave" ku mund të njihen dhe paguajnë onlinë faturat e tyre."Infokioskat" janë konceptuar si "sportele" vetshërbimi që garantojnë një sistem transparent, të shpejtë dhe efektiv.Shërbimi më i ri i OSHEE-së u testua nga administratori Ardian Cela dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.Damian Gjiknuri: "Konsumatori shqiptar, sa më shumë i bashkohet formalizimit të tij në sistem, aq më tepër kërkon shërbim cilësor. Qëllimi ynë është pikërisht që të ofrojmë shërbime alternative dhe korrekte përmes formave moderne online".Adrian Çela: "Në total nga shkurti janë bërë rreth 820 mijë pagesa në këto sportele alternativë për një vlerë prej 2.6 miliard lekë të reja. Nëpër këto sportele qytetarët mund të marrin informacione për faturën që kanë paguar debinë, mund të bëjnë direkt pagesën e faturës nëpër këto aparatura, ku duhet të jenë të paisur me kartë krediti ose debie. Gjithashtu mund të bëjnë ankesa dhe mund të paisen me informacion".Infokioskat si produkti më i ri i kujdesit ndaj klinetit, po vendosen së pari në qëndrat tregtare në Tiranë, për të vijuar më pas me Durrësin dhe Elbasanin, me synimin qe brnda muajit janar te shtrihet në të gjithë Shqipërinë./Oranews.tv/