Oskar Pistorius fajtor për vrasjen e të dashurës së tij

Oskar Pistorius shpallet fajtor për vrasje, pasi një gjykatë në Afrikën e Jugut përmbysi verdiktin e mëparshëm ku atleti olipik u dënua me 5 vjet burg.Pistorius vrau të dashurën e tij Riva Stinkemp, modele dhe personazh televiziv më 14 shkurt të 2013.Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij, ku Pistorius qëlloi me katër plumba partneren e tij që ndodhej në tualetin e shtëpisë.Ai ka mohuar vazhdimisht akuzën e vrasjes së qëllimshme, duke argumentuar se ka qëlluar duke menduar se në shtëpi kishin hyrë grabitës.Pas seancave maratonë, prezantimit të provave, analizimit të tyre dhe dëshmive të dëshmiratëve, fqinjëve dhe miqve të tij, atleti u dënua me 5 vite burg, ku një vit e bëri para se të merrte dënimin dhe pjesën tjetër po e kryente në arrest shtëpiak. Por ngjarjet kanë marrë tashmë një kthesë të madhe pasi gjykata vendosi që aktvendimi për vrasje do të mbetet dhe atij i duhet të rikthehet sërish në gjykatë për të riamarë dënimin.Duke lexuar vendimin e marrë nga paneli prej 5 gjyqtarësh, gjyqtari Lorimer Leach argumentoi se pavarësisht të gjitha argumentave të paraqitura nga mbrojtja, Pistorius e dinte shumë mirë se kë do të qëllonte më atë armë, personi që ndodhej pas deres së tauletit që të humbiste jetën.Avokati mbrojtës i Pistorius sërish ka përsëritur se klienti i tij ka qëlluar i bindur se në shtëpi ndodhej një hajdut, por gjykatësi tha se tashmë nuk është e rëndësishme kush ishte pas derës. Pistorius mund të sfidojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, vetëm nëse avokatët e tij mund të argumentojnë se të drejtat e tij kushtetuese janë shkelur./Oranews.tv/