Zuckerberg alias mbreti i ri i filantropisë
Kreu i një prej grupeve më të mëdha të internetit në planet, Mark Zuckerberg, 31 vjeç dhe themeluesi i Facebook-ut, u kurorëzua mbreti i ri në botën e filantropisë, pasi njoftoi se do të jepte për bamirësi thuajse gjithë pasurinë e tij.“Po jap kontributin tim për ta shndërruar botën në një vend më të mirë”, postoi ai në faqen e tij personale në Facebook, duke i bërë jehonë përkushtimit që përkon me lindjen e fëmijës së parë, një vajze me emrin Maxima.“Në vitin 2010, ai ishte përzgjedhur si njeriu i vitit nga e përjavshmja ”Time”, dhe personi më me ndikim i gjeneratës së re nga ”Vanity Fair”, para se ta shikonin këtë personazh në një film që fitoi çmimin Oscar në vitin 2011.Zuckerberg, i cili radhitet në mesin e 10 personave më të pasur në mbarë globin, referuar listës së publikuar nga ”Forbes” (por i pari i moshës nën 40 vjeç), ka siguruar nëpërmjet të drejtave të votës në këshillin administrativ të Facebook-ut të ketë një kontroll të plotë mbi kompanitë që plotësojnë gjysmën e përdoruesve të internetit në botë.Mjaftueshëm antikonformist, i cili mban gjithnjë të veshur xhupin e tij të preferuar me kapuç para financierëve, rrjedh nga një familje me baba dentist dhe nënë psikiatre. Ai ka nisur që nga moshën 11 vjeç të eksperimentojë me programimet në fushën e informatikës.Ai ishte ende në shkollë të mesme kur Microsoft dhe AOL i ofruan blerjen e një prej krijimeve të tij, një program që parashikonte perceptimin e dëgjimit të pjesëve muzikore, të llojit të sistemit “Genius” lançuar nga ”Apple” në rrjetin e shitjeve online ”iTunes”.Ai refuzoi dhe më pas u regjistrua në Harvard, universiteti më prestigjioz i SHBA-së. Në vitin e dytë ai krijoi TheFacebook, një dokument që përmbante portretin e anëtarëve të një grupi studentësh online.cv“Ta bëjmë botën më të ndërlidhur”, në këtë mënyrë Zuckerberg e përkufizoi site-n e tij, ndërsa shkroi për herë të parë rreth faqes së tij personale më 4 shkurt 2004.“Në shkollë të mesme, përdorja motorët e kërkimit si Google et Yahoo! dhe më ngjallnin shumë kureshtje”, shprehet ai duke iu referuar atyre që janë tashmë konkurrentët e tij kryesorë.”Por, ajo që mungonte gjithnjë ishin njerëzit, pasi nuk ka gjë më të rëndësishme sesa interesi i asaj se ç’po ndodh me miqtë tanë ose ata që na rrethojnë”, thotë ai.– Projekte arsimore dhe spitalore –Periudha e themelimit të Facebook-ut ka qënë subjekt i disa procedurave të ndryshme ligjore, të cilat e çuan Zuckerberg të paguajë 65 milionë dollarë për katër ish-shokët e tij të universitetit.Zuckerberg ka pranuar në vitet e fundit se kishte kryer “gabime” në rini.“Pozita e tij në Facebook është e ngjashme me atë të Bill Gates, që ka mbajtur për një periudhë të gjatë postin e CEO-s së Microsoftit”, argumenton Josh Bernoff, analist në Forrester Research.Me njoftimin e dhurimit të 99 për qind të pasurisë së tij, që sot kap vlerën e 47 miliardë dollarëve nga ”Forbes”, ai renditet në rrethin e ngushtë të filantropistëve më të mëdhenj amerikanë.Ai i bashkohet Bill Gates, themeluesit të Microsoftit ose investitorit Warren Buffett të cilët ndoqën gjurmët e Rockefeller-it, Mellon-it ose Carnegie-t.Në një “Letër për vajzën tonë Max” e postuar në Facebook, Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan njoftuan se do të dhuronin thuajse gjithë pasurinë e tyre që i shkonte fondit për bamirësi “Chan Zuckerberg Initiative”.”Ky fondacion synon të mbledhë njerëz nga mbarë bota për të eçur përpara dhe promovuar barazinë për fëmijët e brezit të ardhshëm”, sipas çiftit të ri, i cili është përfshirë veçanërisht në projekte arsimore dhe spitalore./Marrë nga ATA/