Lirohen me kusht 2 ish-ministrat e Kulturës akuzohen për 390 mijë euro dëm
Gjykata Themelore e Prishtinës liron me kusht dy ish ministrat e Kulturës, Valton Beqiri dhe Astrit Haraqia.Astrit Haraqia është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare” me 10 muaj me kusht, nëse për dy vite nuk kryen asnjë vepër penale.Edhe Valton Beqirit i është dhënë masa 10 muaj me kusht.Armond Morina është dënuar me 6 muaj burg. I akuzuari tjetër Nehat Fejza është shpallur i pafajshëmNë dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë.Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro.Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.