Buzhala për Ora News: Kush sulmon policinë me gaz lotsjellës duhet të arrestohet

Analisti nga Kosova Berat Bushazala thotë se është moment kur duhet të tregohet se kemi një shtet funksional.“Policia duhet të luajë rolin e vet. Ata që sulmojnë policinë me gaz lotsjellës duhet të arrestohen. Duhet të tregohemi të pjekur se e kemi seriozisht procesin e bërjes së shtetit” thotë ai në një intervistë përmes skajpit për Ora News.Buzhala thotë se opozita po e shkel qëllimisht ligjin ndërsa qeveria po heziton ta përdorë atë.“Qeveria nuk është ende e sigurtë nëse duhet të përdorë të gjithë aparatin institucional të saj, ndërsa opozita nuk beson vetë në kërkesat e saj” thotë më tej ai.Për analistin nga Kosova marrëveshja e lidhur në Bruksel nuk duhet të nënvlerësohet pasi është firmosur me mbështetjen e ndërkombëtarëve.Ky ka qenë obligim i qeverisë për t’i futur serbët nën ombrellën e institucioneve të Kosovës Buzhala mendon se ndarja e AAK-së kishte mundur të ndryshonte balancën e forcave./oranews.tv/